Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar sot se autoritetet e kishin neutralizuar një dron me eksploziv, i cili synonte ta godiste ndërtesën e Kryeministrisë në Tiranë.
Rama akuzoi aktorë të huaj për ndërhyrje në protestat e dhunshme kundër Qeverisë, duke përmendur Iranin si burim të dezinformimit.
Ai deklaroi se droni ishte neutralizuar dy ditë më parë dhe se synonte t’i vinte zjarrin oborrit të brendshëm të Kryeministrisë, me “pasoja potencialisht të rënda”.
Rama nuk identifikoi personat apo grupet që dyshohet se qëndrojnë pas incidentit dhe nuk paraqiti prova për pretendimet e tij, transmeton albinfo.ch.
Tutje ai pretendoi se ekzistojnë të dhëna për ndërhyrje të huaja në rrjetet sociale, të cilat, sipas tij, synojnë të nxisin destabilizimin e vendit.
“Ne kemi shumë të dhëna, do vazhdojmë ta pasurojmë atë që kemi nisur qysh në krye të herës me interferencën në rrjetet sociale të atyre ‘duarve të huaja’”, tha ai.