Kosova
Sa kosovarë u dëbuan nga Gjermania gjatë vitit 2020?
Nga 10,800 shtetas të huaj të kthyer me detyrim nga Gjermania vitin e kaluar, 1 mijë e 6 ishin shtetas nga Shqipëria, prej të cilëve 926 janë kthyer në Shqipëri. Kësisoj Shqipëria renditet e dyta pas Gjeorgjisë (928) në listën e vendeve pritëse të refugjatëve të kthyer me detyrim nga Gjermania.
Kjo del në pah nga një përgjigje e qeverisë gjermane ndaj grupit parlamentar e Majta në Bundestag. Gati një e katërta (2626) e të gjitha dëbimeve të bëra vitin e kaluar kanë pasur si destinacion Ballkanin Perëndimor. Në Serbi janë dëbuar 719, në Maqedoninë e Veriut 404, në Kosovë 300, në Bosnjë e Hercegovinë 169 e në Mal të Zi 109.
Një e pesta, të mitur
Në përgjithësi duhet thënë se numri i të dëbuarve në total, në vitin 2020 ka qenë trefish më i ulët se në vitet e mëparshme. Përafërsisht një ndër gjashtë të dëbuarit vitin e kaluar ishte i mitur. Në kthimet e bëra në Shqipëri madje të miturit (234) përbënin një të katërtën, ndërsa Maqedoninë e Veriut, më shumë se një të tretën (145): Shifrat e të miturve të kthyer në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: në Kosovë 62, Serbi 227, në Mali të Zi 44, dhe në Bosnje-Hercegovinë 45.
Mbi 1571 shqiptarë të kthyer në kufi
Në dokumentin e qeverisë gjermane jepen shifra edhe për kthimet e bëra qysh në kufi, numri i të cilëve në total ishte 19600. Shtetasit shqiptarë janë të dytët (1571), pas rumunëve (1573). Shkaku kryesor i refuzimit të shtetasve shqiptare në kufi ka qenë mungesa e vizës ose lejes së qëndrimit.
Kthime vullnetare
Por numri i shqiptareve të kthyer nga Gjermania është shumë më i lartë. 6380 shtetas shqiptarë janë larguar nga Gjermania vitin e kaluar, 2006 syresh me një fletëkalim të thjeshtë. (Vendet e tjera të BP Serbia: 1228, MV: 1007, Kosova: 654, BH: 508), raporton DW,
E majta kërkon rregullim të lejes së qëndrimit
Organizatat në mbrojtje të refugjatëve kritikojnë në përgjithësi kthimet e detyruara në zonat me përhapje të lartë të virusit Corona. E majta kishte organizuar vitin e kaluar një fushatë kundër dëbimeve në kohë korone. Kjo bëri që qeveria t’i ndalte fillimisht dëbimet, deri në mesin e vitit të kaluar. Ato rinisën sërish, me pjesëmarrje të shoqatave ajrore, Lufthansa, Air Berlin dhe Bulgarian Air. Ulla Jelpke, deputete e Majtë, në një deklaratë të në nxjerrë në media kritikon politikën e qeverisë dhe kërkon ndryshimin e ligjit për azilkërkuesit e refuzuar dhe të drejtë qëndrimi për personat me Duldung.
Në një artikull në revistën Migazin, eksperti i imigracionit Hendrik Lammers, nga IBIS Oldenburg, shkruan se gjysma e dëbimeve nëpër gjyqe vlerësohen si në kundravajtje me ligjet. Lammers kritikon sidomos politikën e dëbimit të të miturve, të cilët jo rrallë para se të dëbohen detyrohen të presin në burgjet e dëbimeve.
E-Diaspora
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Arrestohen këngëtarët shqiptarë në një “Bajram party”, në Zvicër
-
Shtetasja zvicerane arrestohet në Viti për shkak të kërcënimeve
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Austri
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takim informues me Eurodeputetin Lukas Mandi, kandidat në zgjedhjet EU2024 që...
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
-
Dy të vdekur nga orteku në Austri