Aeroplani i kompanisë Swiss LX1374, në rrugën nga Cyrihu për në Krakovë, u ul përsëri në pikën e nisjes pas vetëm 44 minutash. Të dhënat e disponueshme në Flightradar24.com tregojnë se Embraer E195AR, i operuar nga partneri i Swiss-it. Helvetic, ishte tashmë në një lartësi prej gati 10,000 metrash kur u mor vendimi për t’u kthyer, transmeton albinfo.ch.
Pasi u ngrit në orën 17:51 pasdite, avioni u ul përsëri në Aeroportin e Cyrihut në pistën 28 në orën 6:35 pasdite, siç raportohet nga gazeta Tages-Anzeiger. Simon Benz, zëdhënësi i medias për Helvetic, shpjegoi arsyen e fluturimit të anuluar për gazetën: “Për shkak të një goditjeje rrufeje, piloti vendosi të kthehej në Cyrih për inspektim të avionit.” Pas një inspektimi, avioni është rikthyer tashmë në shërbim.
Zëdhënësja e kompanisë Swiss zvicerane Silvia Exer-Kuhn shpjegoi gjithashtu se në bordin e avionit kishte 117 pasagjerë, të cilët të gjithë u rirezervuan në fluturimet alternative më të shpejta të mundshme. Shumica e tyre mbërritën në Krakov të enjten.