CH-Ballkani
Rritja e pagave, e kundërligjshme dhe ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka analizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj për ngritjen e mirëqenies ekonomike të një kategorie të pozitave të kabinetit qeveritar, përfshirë ngritjen e pagës së kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, këshilltarëve dhe një kategorie të shërbyesve civilë.
“Vendimi i Qeverisë tejkalon kompetencat e përcaktuara me ligj dhe me Rregulloren e Punës së Qeverisë, e cila në asnjë dispozitë të saj nuk përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e Qeverisë për caktimin e pagave apo kompensimit për kryeministrin apo ministrat. Në bazë të Kushtetutës dhe ligjit të aplikueshëm në Kosovë, kompetentë për të vendosur lidhur me pagat e funksionarëve të lartë publikë në Kosovë, veçanërisht për pozitën e kryeministrit dhe ministrave, është Kuvendi i Kosovës. Prandaj, ky vendim është i kundërligjshëm dhe ndërhyrje arbitrare e drejtpërdrejtë në kompetencat e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në këtë analizë të IKD-së.
Sipas këtij Instituti, vendimi i miratuar nga Qeveria Haradinaj përveç që është bërë në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm, i njëjti është bërë pa analizë ligjore adekuate dhe pa vlerësim apo konsultim lidhur me ndikimin financiar që ky vendim ngërthen në vete për buxhetin e pushtetit ekzekutiv dhe pushtetin gjyqësor. Duke marrë për bazë numrin aktual dhe numrin e pozitave të lejuara për gjykatës dhe prokurorë dhe pozitave të tjera në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, pagat e të cilave janë të lidhura drejtpërdrejt me pagat e kabinetit qeveritar, numri kalon 650 pozita, që brenda një viti kalendarik ka ndikim të madh financiar, e që mund të llogaritet në disa miliona euro.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











