Lajme
Rriten falimentimet në Gjermani, mbi 12 mijë kompani falimentuan në gjashtë muaj
Numri i falimentimeve të kompanive u rrit me 6,7 për qind në gjysmën e parë të vitit, ndërsa transporti, hoteleria dhe ndërtimtaria ishin ndër sektorët më të prekur
Numri i kompanive që kanë shpallur falimentim në Gjermani është rritur gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë (Destatis), nga janari deri në qershor janë regjistruar 12.812 raste, 6,7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Vetëm gjatë muajit qershor, gjykatat lokale pranuan 2.266 kërkesa për hapjen e procedurave të falimentimit të kompanive. Kjo paraqet një rritje prej 15,8 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2025.
Megjithatë, detyrimet financiare të kompanive të falimentuara ndaj kreditorëve kanë qenë më të ulëta. Në gjashtë muajt e parë të vitit, kreditorët pretenduan rreth 18,5 miliardë euro, krahasuar me 28,2 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Destatis, rënia e shumës së detyrimeve lidhet me faktin se gjatë vitit 2025 kishte pasur më shumë falimentime të kompanive me rëndësi të madhe ekonomike.
Sektori më i prekur gjatë kësaj periudhe ishte transporti dhe magazinimi, me 71,6 falimentime për çdo 10.000 kompani. Pas tij renditen hoteleria dhe gastronomia, me 59,6 raste, ndërsa ndërtimtaria me 53,4 raste për çdo 10.000 biznese.
Në rritje kanë qenë edhe falimentimet e konsumatorëve. Vetëm në qershor u regjistruan 6.839 raste, 5,1 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2025.
Në total, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, në Gjermani u regjistruan 38.932 falimentime të konsumatorëve, që paraqet një rritje prej 2,4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













