Lajme
Rriten çmimet e gazit në Evropë
Çmimet e gazit natyror të Europës, u rritën në nivelin më të lartë këtë vit, pasi flukset nga Norvegjia ranë, duke theksuar rrezikun e mbështetjes së tepërt në një furnizues kryesor.
Kontratat futures holandeze të gazit, u rritën me më shumë se 13%, vlera më e madhe këtë vit. Nuk është e qartë, se sa do të zgjasë një ndërprerje e paplanifikuar, në fabrikën masive të përpunimit të gazit Nyhamna të Norvegjisë. Në të njëjtën kohë, flukset nga Norvegjia, në terminalin Easington të Mbretërisë së Bashkuar, një pikë hyrëse për një të tretën e furnizimit total të Britanisë, ranë në zero.
Ndërprerjet, tregojnë rolin kryesor, që luan Norvegjia në furnizimin e Europës, pasi shumica e dërgesave të tubacioneve ruse, u ndaluan pas pushtimit të Ukrainës. Edhe pas krizës energjetike, tregu mbetet shumë i ndjeshëm, ndaj çështjeve të furnizimit dhe çmimet reagojnë shpejt, kur ka ndonjë devijim nga planet për mirëmbajtjen sezonale.
“Ne si europianë, jemi të varur nga pjesa tjetër e botës, për furnizimin tonë me energji, dhe kjo është një situatë e pambrojtur”, tha Jesper Johanson, drejtues ekzekutiv i kompanisë daneze InCommodities A/S.
Problemi, mund të jetë me një pjesë të tubacionit në fushën e gazit natyror Sleipner, në Detin e Veriut, që lidhet me Easington dhe Nyhamna, tha ai.
Kontratat futures holandeze për muajin e parë, pikë referimi për gazin në Europë, u rritën 9.50% në 37.48 € për megavat-orë në Amsterdam. Kontrata në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 15%, më e larta që nga tetori.
Kjo situatë gjithashtu thekson, se si tregu mbetet i ndjeshëm ndaj paqëndrueshmërisë ekstreme, edhe me vendet e magazinimit rreth 70% plot, dhe kërkesa industriale në Europë e ngadaltë për t’u rimëkëmbur. Kontratat futures të gazit, kanë fituar për tre muaj radhazi, dhe janë rritur me 18% në maj.
“Ndërprerja e paplanifikuar në Norvegji, po nxjerr edhe një herë në pah, varësinë e Europës nga importet,” tha Ole Hansen, kreu i strategjisë së mallrave në Saxo Bank A/S.
Ndërsa Europa dikur, mbështetej tek Rusia, për rreth një të tretën e gazit në të kaluarën, rajoni tani varet gjithnjë e më shumë, nga flukset e tubacioneve nga Norvegjia dhe nga furnizimet nga SHBA dhe Katari.
Gassco, tha në faqen e saj të internetit, se Nyhamna dhe Easington, nuk janë të disponueshëm deri të paktën të mërkurën, pas kufizimeve në rrjedhën e sipërme dhe të poshtme.
Duke i shtuar rritjes, importet gazit nga SHBA dhe Katari në Europë, gjithashtu kanë rënë në javët e fundit, me kërkesë më të lartë në Azi, ku vala e të nxehtit, po rrit konsumin për ftohje. Kjo po nxit konkurrencën për ngarkesat midis Europës dhe Azisë, tha Hansen i Saxo Bank.
Në tregjet e energjisë elektrike, energjia elektrike në Gjermani, u ul pak, nga vlera më e lartë që nga nëntori, duke u vendosur në 107.23 € për megavat-orë, në Epex Spot SE. Kontrata e korrikut, gjithashtu u rrit në çmimin më të lartë, që nga janari. / Bloomberg
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












