Botërori 2026
Rivalitet historik në Atlanta: Angli–Argjentinë, luftë pa gola në pjesën e parë
Angli dhe Argjentinë e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 0:0 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, në një ndeshje të fortë dhe me shumë duele fizike në Atlanta të SHBA-së.
Përballja mes dy rivalëve historikë ka nisur me ritëm të lartë, por pa raste të shumta të pastra për shënim. Të dyja skuadrat janë treguar të kujdesshme, duke i kushtuar rëndësi të madhe mbrojtjes dhe kontrollit të mesfushës.
Anglia ishte skuadra që tentoi të luante më shumë përpara në minutat e para dhe fitoi goditjen e parë nga këndi, por pa arritur të krijojë rrezik serioz. Rasti më i mirë për “Tre Luanët” erdhi nga goditja e James, e cila u ndal nga portieri Emiliano Martinez.
Argjentina u përgjigj me një goditje të rrezikshme të Enzo Fernandez, i cili nga goditja e dënimit dërgoi topin vetëm pak centimetra mbi traversë.
Ndeshja u karakterizua nga shumë ndërhyrje dhe tension. Arbitri amerikan Ismail Elfath pati punë që në minutat e para, ndërsa të dyja skuadrat morën nga një karton të verdhë: Ezri Anderson për Anglinë dhe Lisandro Martinez për Argjentinën.
Trajnerët Thomas Tuchel dhe Lionel Scaloni kanë zbritur në fushë formacionet më të forta. Për Anglinë startuan Harry Kane dhe Jude Bellingham, ndërsa Argjentina udhëhiqet nga kapiteni Lionel Messi dhe Julian Alvarez.
Pjesa e dytë pritet të sjellë më shumë emocione, pasi fituesi i kësaj sfide do të përballet me Spanjën në finalen e Botërorit 2026.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













