Lajme
Rita Ora kërkon falje për shkelje të rregullave të izolimit
Këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka kërkuar falje të hënën për shkelje të rregullave të izolimit duke mbajtur festë për ditëlindje.
Ajo ka thënë se shkelja ka qenë “gabim serioz dhe i paarsyetuar”.
E përditshmja Sun ka publikuar disa fotografi të Oras dhe të tjerëve, duke përfshirë modelet Cara dhe Poppy Delevingne, duke arritur në restorantin Cas Cruz në Londër, ditën e shtunë, transmeton Albinfo.ch.
Sipas rregullave aktuale të izolimit, të cilat përfundojnë të mërkurën, të gjitha restorantet dhe baret duhet të jenë të mbyllura, përveç shërbimit “merr me vete” apo dërgesave në shtëpi.
Banorëve të Britanisë u është ndaluar edhe që të takohen në ambiente të mbyllura me pjesëtarë të familjes.
Ora ka thënë në Instagram se ajo ka organizuar “një takim të vogël me disa miq për të festuar ditëlindjen e 30-të”.
“Ka qenë vendim i nxituar, që është bërë me mendimin se po dalim nga izolimi dhe një gjë e tillë do të jetë në rregull”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se tani e kupton “sa të papërgjegjshme kanë qenë veprimet e saj dhe se ajo merr përgjegjësi të plotë”.
Raportimet për këtë festë kanë nxitur kritika.
I pyetur për këtë organizim, Jamie Davies, zëdhënësi i kryeministrit britanik, Boris Johnson ka thënë se “është e rëndësishme që secili në shoqëri të vendosë shembuj, duke respektuar rregullat. Kjo vlen për secilin anëtar të publikut, duke përfshirë personat e famshëm”.
Britania e Madhe ka regjistruar mbi 58,000 viktima me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë të të vdekurve në Evropë, deri më tani.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












