Shqipëria
Rekord vota të pavlefshme në zgjedhjet e Shqipërisë
Është bërë e ditur se një rekord fletësh votimi janë shpallur të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Deri më tani KQZ ka numëruar gati 563 932 vota të hedhura në 1894 kuti votimi në gjithë vendin, por ajo që bie në sy është numri i lartë i fletëve të votimit të pavlefshme.
Referuar të dhënave të deritanishme të KQZ-së, janë shpallur të pavlefshme 28 854 fletëvotimi ose më tepër se 5.4 % e totalit të hedhura në kutitë e votimit, raporton abcnews.al.
Kjo shifër është rekord krahasuar me zgjedhjet e 2017, në të cilat u konstatuan 2 për qind fletëvotimi të pavlefshme.
Ndërkohë një ndër arsyet kryesore dyshohet se është fleta e re e votimit, ku qytetarët duhet të bënin kujdes dhe të zgjidhnin partinë dhe një nga kandidatët e partisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë















