Integrimi

Rekord në Belgjikë: Në zgjedhje me 17 kandidatë shqiptarë

Në zgjedhjet në Belgjikë, do të kandidojnë 17 belgo-shqiptarë në nivelin evropian, federal dhe regjional

AMET GJANAJ (PS) – Është shqiptari që ka arritur më së shumti deri më tani në politikën belge. Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik në Bruksel, i lindur dhe shkolluar në Belgjike, është 51 vjeçar me origjinë nga Kukësi. Amet Gjanaj deri tani ka qenë  deputet në Parlamentin e Regjionit Brukselit. Aktualisht Amet Gjanaj është nënkryetar i komunës Molenbeek të Brukselit dhe Drejtor i Drejtoratit për ekonomi e punë në qeverinë komunale të Molenbekut. Ameti ka themeluar para 14 viteve shoqatën Vatra, në kuadrin e së cilës funksionon me sukses shkolla plotësuese shqipe që 14 vite si edhe grupi i valleve me të rinj e të reja shqiptare. Ai e ka themeluar para 4 viteve edhe Qendrën Kulturore Vatra në Molenbek, ku zhvillohen aktivitete kulturore shqiptare, veçanërisht mësimi i gjuhës frënge për femrat shqiptare. Aty jepen edhe këshilla tjera juridike për të huaj nga Vaile Shkodra që punon rregullisht në këtë qendër kulturore. Financimin e Qendrës kulturore Vatra Ameti e ka siguruar nga donatorët biznesmenë shqiptare, ndërsa punëtoren Vaile e paguan shteti belg, shkruan njekomb.com.

Amet Gjanaj premton se nëse i merr votat për tu zgjedhur deputet evropian, ai do të bëjë lobim të fuqishëm për shqiptarët dhe avokature të mrekullueshme për trojet etnike shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Kandidatët Belgo- Shqiptarë për Regjionin e Brukselit

BURIM DEMIRI (DEFI) Ka mbaruar shkollën e mesme të arkitekturës (dekoracioni brendshëm) Pronar i një kafe pijetore dhe i Ndërmarrjes shtypshkronjës për publicitete, reklama në dyqane kafe, lokale, rruge, afishe pankarta, kartëvisita etj. Aty i ka punësuar pesë familje shqiptare. Burim Hisen Demiri, është 31 vjeçar, i lindur dhe i shkolluar ne Belgjike me origjine nga fshati Runicë i Kumanovës. Burimi gjatë viteve 2012-2018 ka qenë Këshilltar komunal në komunën Skarbek të Brukselit dhe krenohet me faktin se premtimet e fushatës i ka mbajtur. Ai me babën e vet Hisen Demiri dhe shokët Ramadan dhe Sulejman Gjanaj kanë organizuar Konferencën Shkencore Shqiptarët në shekullin e XX për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ku me këtë rast i kanë botuar dhe shpërndare falas 2000 kopje të librave nga kjo Konferencë shkencore. 2 Është meremetuar restauruar busti i Skënderbeut në Skarbek, 3. Është ndërtuar dhe vendosur pllaka përkujtimore për atdhetarin Muharrem Bajraktari në një shesh të Skarbekut Avenue Rogier. 4 Ka themeluar shkollën shqipe në Skarbek, e cila ka funksionuar tre vite dhe Burimi premton se nëse zgjidhet deputet, ai  vet me babanë e tij Hisen Demiri  do ta rithemelojë dhe financoje shkollën shqipe në Skarbek.

Tani çka premton: Burim Demiri me rastin e kandidimit për deputet të Regjionit Brukselit ka depozituar në administratën e komunës Skarbek dy kërkesa: 1 Për ndërtimin dhe vendosjen e një busti të Nënë Terezës në një nga sheshet e Skarbekut si dhe 2. vënien e emrit Ibrahim Rugova ndonjë rruge apo sheshi në Skarbek të Brukselit. Ai premton se do te angazhohet për mirëqenien ekonomike, sociale, shëndetësore e arsimore të votuesve të vet dhe gjithë qytetareve. Burimi ka qenë kandidat për deputet të regjionit Brukselit në vitin 2014 kur i fitoi 1178 vota, qe nuk i mjaftuan me u zgjedh.

ARSIM JAKUPI është i ri, biznesmen që merret drejtimin e picerisë, me drejtimin e ndërmarrjes për transportimin e mallrave me kamionë të vet. Është Këshilltar komunal në komunën EVERE të Brukselit, ku është shef i grupit parlamentar i Partisë frankofone belge DEFI në Kuvendin komunal të komunës Evere të Brukselit. Arsimi është me origjine nga fshati Runice i Kumanovës, i lindur dhe shkolluar në Belgjikë. Ka mbaruar shkollën për punët e zyreve në Institutin Frans Ficher në Bruksel.

LUIZA DURAKI (PS)- Kandidate për deputete në Parlamentin Federal të Belgjikës. Luiza ka mbaruar fakultetin e drejtësisë në Bruksel dhe punon në Pallatin e Drejtësisë. Luiza është e re dhe jeton në Anderlecht, komunën ku vitin e kaluar ishte kandidate për këshilltare komunale ku nuk fitoi, por premton tani se nëse zgjidhet deputete federale do të kontribuojë shumë.

ARBER HALILI (GROEN) – Është aktivist i dalluar në Atwerpen, me origjinë nga Kosova. Vitin e kaluar ishte kandidate për këshilltare komunale në Antwerpen, ku fitoi mbi 1100 vota dhe në distriktin Deurne të Antverpenit ku jeton Arbër Halili. Ai është i ri, i cili premton shumë në politiken belge dhe meriton përkrahjen e gjithëve sepse është shembulli më i mire i integrimit. Partia e gjelbër Groen e Flandres e ka kandiduar për deputet federal sepse tregoi rezultate të mira të punës në vitet e kaluara në Antwerpen.

NERMIN KUMANOVA (PS) – Politikane e njohur belgo-shqiptare që nga viti 2003 kur ishte kandidate për senatore belge, pastaj 2004 kandidate për deputete evropiane, 2007 kandidate për deputete regjionit Valonise. Nerminja është e lindur dhe shkolluar në Belgjikë, ka mbaruar Shkollën e lartë për asistente sociale, si edhe Fakultetin Ekonomik. Punon në Administratë në Namur. Nerminja aktualisht është Këshilltare komunale në qytetin Namur të Belgjikës. Padyshim që është femra shqiptare që ka thyer shume barriera dhe paragjykime me punën e vet të mirë dhe është politikania më e njohur shqiptare në Belgjikë. Ajo pretendon të zgjidhet deputete në Regjionin e Valonisë dhe i kërkon votat e simpatizantëve të Partisë socialiste dhe ithtarëve të socialdemokracisë si edhe ajo i kërkon votat e të papërcaktuarve në parti dhe premton se nuk do t’i zhgënjej.

HABIBE DURAKI (PS) – E lindur dhe shkolluar në Belgjikë, është me origjine nga Haraçina e Shkupit. Ajo ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë ne Bruksel dhe është 31 vjeçare. Është Nënkryetare e komunës Evere të Brukselit dhe Drejtoreshë e Drejtoratit për Kulturë, turizëm, informatike, Energji. Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar u zgjodh këshilltare komunale në Kuvendin e komunës Evere dhe nga kjo pozitë u ngjit në shkallët e lartpërmendura. Habibja është e martuar i ka tre fëmijë dhe është që disa vite anëtare aktive e Shoqatës së Grave të Partisë Socialiste frankofone belge. Habibe Duraki dhe Aleksandra Kokaj (Uccle) janë dy femrat e para shqiptare në Belgjikë që kanë arritur të zgjidhen nënkrytare të komunave ku jetojnë. Habibja ka kandiduar për deputete në regjionin e Brukselit, duke u bazuar ne referencat e lartpërmendura.

AVNI GJANAJ (PS) – i lindur dhe shkolluar ne Belgjikë, është 53 vjeçar, jeton në komunën Gnanshoren, ku vitin e kaluar ishte kandidat për këshilltar komunal. Është vëllai i madh i deputetit Amet Gjanaj, pra me origjine nga Kukësi. Familja e tyre në vitin 1962 kanë ardhur në Belgjike. Avniu është i specializuar në montimin  e ekspozitave dhe panaireve te ndryshme ne Belgjikë, ku ka drejtuar një ekip të punëtorëve. Avniu nuk heziton të kontaktoje komunën Ganshoren për ti transmetuar vërejtjet që dëgjon nga banoret e komunës Ganshoren. Avniu është kandidat për deputet në regjionin e Brukselit.

QENDRESA GERLICA ( PS), e lindur ne Prishtinë, është 27-vjeçare, si 4 vjeçare ka ardhur ne Belgjikë. Babai i saj Bashkimi është me origjine nga Kaçaniku dhe është nipi i të burgosurit politik dhe patriotit të njohur kaçanikas Naser Tusha. Qëndresa Gerlica është asistente menaxhere në Berchem Saint Agathe të Brukselit. Qëndresa, thotë se është edhe studente me korrespondencë e shkencave politike në Bruksel dhe aktiviste e rinisë  siç deklaroi Philippe Klose kryetar i Ville de Bruxelles. Në zgjedhjet e kaluara lokale belge ishte kandidate në komunën e Ville de Bruxelles, ku i fitoi 695 vota dhe për pak vota nuk arriti të zgjidhet këshilltare komunale. Tani premton se nëse i fiton votat për deputete të regjionit të Brukselit do të kontribuoje për mirëqenien e përgjithshme.

FATMIR LIMANI ( PS) i lindur në vitin 1962 dhe shkolluar në Belgjikë, është profesor i Artit. Fatmiri është me origjinë nga Shqipëria. Fatmir Limani prej vitit 2000 që tre mandate është këshilltar komunal në Kokelberg dhe tani është edhe nënkryetar i Komunës Koekelberg të Brukselit. Fatmiri është edhe piktor i mirë dhe ka bërë disa ekspozita të punimeve të veta  artistike, piktura, skulptura etj. Në vitin 2014 ka qenë kandidat për deputet federal të Belgjikës, por nuk arriti të fitojë. Tani shpreson se do të fitojë dhe kontribuoj për të gjithë.

VIOLETE GASHI ( CDH) e lindur dhe shkolluar për mësuese në Belgjikë ku  edhe ka punuar disa vite si arsimtare. Violeta është me origjinë nga Kosova. Violeta punon si shefe e ndërmarrjes ekonomike. Vitin e kaluar ishte kandidate për këshilltare komunale e komunës Skarbek ku nuk arriti të fitojë, por la përshtypje të mirë me aktivitetet e saja për komunitetin ku jeton. Ajo shpreson dhe premton se nëse zgjidhet deputete e Parlamentit të Brukselit do të kontribuoje shumë për votuesit e saj.

KRISTELA BYTYQI (MR) – Kristela është 31 vjeçare me origjine nga Tropoja, ka ardhur e re në Belgjikë ku ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e lirë të Brukselit. Ka punuar tre vite me një asociacion liberal në gjirin e partisë politike MR (Lëvizja Reformatore) parti e kryeministrit Charles Michel. Aktualisht Kristela punon si nëpunëse zyrtare në Komisionin Evropian në Bruksel. Vitin e kaluar Kristela bëri përvojë politike duke kandiduar për këshilltare komunale në komunën Ganshoren të Brukselit ku edhe jeton. Ajo nuk fitoi, por premton se tani nëse fiton do të japë shumë për komunitetin shqiptar.

LAURE LITA (MR) ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave politike në Bruksel. Ka punuar si gazetare vullnetare për disa media. Flet frëngjisht dhe anglisht. Vitin e kaluar ka qenë kandidate për këshilltare komunale në komunën Skarbek te Brukselit, por nuk arriti të fitojë, tani nëse i merr votat për tu bërë deputete e regjionit Brukselit, thotë “se do tu ndihmojë shumë njerëzve”. Laura është mbesa e familjes së njohur Lita në Bruksel, të ardhur nga Kukësi në Belgjikë para 50 viteve.

Kandidatët shqiptarë për deputet në Parlamentin federal të Belgjikës

VALENTINA HOTI (Groen) jeton ne qytetin bregdetar belg Ostende, ku edhe punon në sektorin e financave. Ka mbaruar studimet në Syntra, është e martuar. Valentina është me origjinë nga Kosova. Remzi Azem Reka veprimtar i dalluar i mërgatës në Belgjikë, i cili jeton në Ostende na tha “se Valentina është një grua e ndershme, punëtore dhe shumë inteligjente. E gatshme t’u ndihmoje njerëzve, andaj për ketë arsye e kam votuar vitin e kaluar kur ishte kandidate për këshilltare e komunës Ostende. Do ta votoj edhe tani sepse e meriton dhe shpresoj se edhe shumë tjerë do ta votojnë sepse Valentina prezanton dhe përfaqëson një politike ekologjike të mirë, por në planin socio ekonomik ajo ka orientim socialdemokrate. Partia e saj Groen të gjelbrit) angazhohet që belgët me origjinë të huaj të jenë qytetarë të barabartë me të tjerët”.

Valentina premton se nëse fiton si deputete federale do ta ngre zërin për të drejtat e shqiptarëve në Belgjikë.

ELISA MURIQI (OPEN VLD) – është vajze e re, ka mbaruar shkencat politike Master ne Universitetin Katolik të Luvenit. Ka punuar në UNICEF, tani punon në Voorziter JOng VLD Vilvorde, ku edhe jeton me nënën, vëllezër dhe motrat. Ajo është me origjinë nga rrethi i Pejës nga Kosova. Aktualisht Elisa është kryetare e Forumit Rinor të partisë së vet VLD  parti liberale flamane e ish-kryeministrit belg Guy Verhofstad dhe e ministres aktuale Maggie De Block. Elisa ka qenë kandidate vitin e kaluar ne Vilvorde për këshilltare komunale, nuk fitoi, por tani premton se nëse do të fitojë do ta arsyetojë besimin e votuesve.

HAKAN BALLKAN ( CDH) Hakani ka lindur në Belgjikë, familja e tij janë me origjine nga Kaçaniku. Ata në vitin 1957 u shpërngulen në Turqi. Në vitin 1965 gjyshi i Hakanit, zotni  Shaban Tirolli nga Stambolli vjen në Belgjikë për të punuar. Pas disa viteve i merr dy djemtë e vet Shukriun dhe Halilin (pra, babanë e Hakanit) dhe ata tani jetojnë në Bruksel. Hakani bashkë me babanë e vet Halilin e kanë një lokal hotelier klub pijetore, ku kanë punësuar disa shqiptarë. Në këtë klub çdo 7 shtator dhe 17 shkurt festohet pavarësia e Kosovës nga mërgimtaret shqiptarë. Ata edhe kanë mbledhur dhe dërguar vitin e kaluar ndihma për të varfrit në Kaçanik, na tha Gursel Tirolli  anëtar aktiv i këtij klubi. Hakanin e ka kandiduar partia CDH për deputet në Parlamentin Federal dhe ai thotë “se nëse fiton votat e duhura do ta ndihmoj shumë komunitetin shqiptar në Belgjikë dhe të varfrit në Kaçanik. Në zgjedhjet lokale të vitit 2012 Hakani ishte kandidat për këshilltar komunal të Skarbekut nuk fitoi, por u angazhua shumë të kontribuojë.

ALKETA SELIMAJ (CDH) është me origjine nga Vlora, 31 vjeçare ka mbaruar Fakultetin mbi të Drejtën Evropiane në Bruksel. Ka punuar këshilltare politike e Julie De Groote, kryetare e Parlamentit frankofon të Belgjikës. Alketa tani punon si këshilltare parlamentare e deputetes dhe politikanes belge Joëlle Milquet. Vitin e kaluar Alketa ka qenë kandidate për këshilltare komunale në komunën Koekelberg të Brukselit. Nuk arriti të fitojë. Por tani nëse fiton si deputete federale, Alketa do të lobojë fuqishëm në Parlamentin belg për çështjen shqiptare dhe do të angazhohet për mirëqenien ekonomike, sociale, politike, shëndetësore, arsimore te votuesve të vet.