Lajme
Regjistrim i detyrueshëm për të gjithë klientët e lokaleve hoteliere në Vjenë
Qeveria e Vjenës ka udhëzuar një kërkesë për të regjistruar të gjithë mysafirët që vizitojnë lokalet e hotelerisë në Vjenë. Regjistrimi i klientëve është i detyrueshëm dhe vlen nga 28 shtatori.
Në Gjermani tashmë regjistrimi i klientëve është i detyrueshme në shumë shtete federale. Që nga e hëna, të gjithë mysafirët që vizitojnë ndonjë restorant apo kafene në Vjenë duhet të regjistrohen sapo të hynë brenda. Kjo rregullore ka për qëllim të lehtësojë zbulimin e personave të kontaktit në rast të infeksioneve me Covid -19, shkruan heute.at.
Formularët do të jenë në dispozicion në të gjitha restorantet dhe kafenetë dhe pritësi (nikoqiri) e ka për detyrë të këshillojë çdo vizitor që të regjistrohet, përcjell Albinfo Austria.
Përveç emrit, mbiemrit, numrit të telefonit dhe adresës së postës elektronike, lokalet e gastronomisë duhet të shënojnë edhe numrin e tavolinës së mysafirit dhe kohën e vizitës.
Për më tepër, çdo restorant duhet të emërojë një person kontakti për autoritetet shëndetësore, të cilët, në rast të një infeksioni, do të japin të dhënat për zbulimin e kontaktit (d.m.th. kërkimi i personave të kontaktit).
Të dhënat ruhen për katër javë për autoritetet shëndetësore dhe pastaj fshihen. Nuk ka rëndësi nëse është dixhitale apo në letër. Sidoqoftë, nikoqirët nuk lejohen t’i përdorin ato për qëllime të tjera. Të dhënat duhet t’u dorëzohen autoriteteve shëndetësore vetëm në rast të një infeksioni.
Në rast të refuzimit nga klienti, nikoqiri ka dy mundësi. Të shfrytëzojë të drejtat e tij shtëpiake dhe e dëbon mysafirin nga lokali ose t’i lejojë atij akses pa të dhëna, transmeton Albinfo Austria.
Në rast të ndonjë infeksioni dhe që nikoqiri nuk ka mundur t’ua sigurojë të dhënat autoriteteve, atëherë restoranti në fjalë do të ndëshkohet me dënim.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













