Integrimi
Refuzohet ankesa për pllakatin “Kosovarët therin zviceranët”: E vonuar!
Gjykata Federale e Zvicrës ka hedhur poshtë ankesën lidhur me “Iniciativën kundër Migracionit Masiv”.
Sipas vendimit të kësaj gjykate, nuk mund të merret një vendim gjyqësor për procedurën e votimit të një iniciative (referendumit) që tashmë është kryer, pasi që nuk janë plotësuar kushtet për një gjë të tillë.
Bartësit e ankesës kishin kërkuar një gjykim të ri rreth asaj se a kishte të drejtë të mbahej votimi për iniciativën në fjalë. Shkakun për parregullsinë, ata e kishin parë te pllakati i SVP-së i publikuar gjatë fushatës së referendumit, ku shkruhej “Kosovarët therin zviceranët”. Me këtë tekst, sipas ankuesve është ushtruar ndikim te votuesit për të votuar pro iniciativës së përmendur.
Gjykata Federale në përgjigjen e saj ka shkruar se ankesa është dashur të bëhej paraprakisht, pasi që në të vërtetë pllakatet me tekstin në fjalë kanë qenë vendosur shumë më herët se sa koha kur është zhvilluar referendumi, në shkurt të vitit 2014.
Në këtë kontekst, nuk luan kurrfarë roli as fakti se një gjykatë e Bernës në një gjykim të mbajtur në muajin prill të këtij viti ka dënuar dy funksionarë të lartë të SVP-së pikërisht për këtë pllakat. Fjala është për sekretarin gjeneral të kësaj partie, Martin Baltisser dhe zëvendësen e tij Silvia Bär, të cilët janë dënuar për diskriminim racor.
Shkak për ankesën ka qenë pllakati i publikuar në medie dhe i vendosur në vedne publike, në gusht të vitit 2011, në të cilin thuhej tekstualisht “Kosovarët therin zviceranët”. Teksti i referohej rastit kur një shqiptar me prejardhje nga Kosova në Interlaken të kantonit të Bernës kishte plagosur me thikë një zviceran, ish mundës dhe Aktivist i SVP-së.
Pasi që ky tekst ishte kontestuar në opinion, ai ishte ndryshuar duke mbetur në variantin “kosovari ther zviceranin”. Edhe si i tillë ky pllakat ka shkaktuar shumë reagime në opinion. Përveç reagimeve në medie, disa shqiptarë me ndihmën e dy avokatëve nga Cyrihu kishin bërë edhe ankesë në Gjykatën Federale. Ata kishin pretenduar se teksti i pllakatit ka ndikuar në “nxehjen” e atmosferës kundër të huaajve, duke sjellë kështu te votimi me shumicë i iniciativës “Kundër migracionit masiv”.
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat










