Tematike
Rasti i Jeton G., shkon te Sommaruga
Rasti i natyralizimit të Jeton G., do të shkojë te ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, pasi që komisioni përkatës i Dhomës Nacionale të Parlamentit i ka drejtuar asaj disa pyetje
Jeton G., 31 vjeç, akuzohet për vrasjen që ka ndodhur më 1 mars në një rrugë të periferive të Cyrihut, me ç`rast ishte vrarë një badigard diskotekash me prejardhje malazeze. Por, pas vrasjes janë ngritur shumë akuza të tjera, kësaj here kundër institucioneve që i kanë lejuar Jetonit të fitonte shtetësinë zvicerane, përkundër faktit se ai, që në rininë e hershme kishte rënë disa herë në kundërshtim me ligjin. Rasti i natyralizimit të Jeton G., do të shkojë më lartë. Me të do të merret vetë ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, pasi që komisioni përkatës i Dhomës Nacionale të Parlamentit i ka drejtuar asaj disa pyetje.
Mes tjerash pyetjet kanë të bëjnë me atë e si ka qenë e mundur të fitonte pasaportën zvicerane një rast i tillë dhe si trajtohen në përgjithësi rastet e tilla thotë për gazetën “NZZ am Sonntag” kryetari i SVP-së së Kantonit të Cyrihut, Alfred Heer. Ndërsa pyetjet drejtuar ministrisë që e drejton Sommaruga janë iniciuar nga përfaqësuesja e po kësaj partie, Andrea Geissbühler. Sipas saj, Jeton G. nuk do të duhej të fitonte kurrë shtetësinë zvicerane pasi që ai që në rininë e hershme kishte rënë në kundërshtim me ligjin për vepra të ndryshme penale, mes tjerash edhe të ushtrimit të dhunës.
Pyetja kryesore në këtë kontekst ka të bëjë me atë se sa kanë pasur njohuri autoritetet ose sa është dashur të dinë ato dhe si do të duhej të gjykoheshin deliktet e adoleshentit në një rast të tillë.
Jeton G. ka marrë shtetësinë zvicerane nga Parlamenti i qytetit të Cyrihut në vitin 2003 përkundër faktit se ai, në moshën e miturisë konsiderohej si delinkuent intensiv. Ai ngarkohej për vepra penale si plaçkitje, vjedhje dhe kërcënime. Por, për shkak të parimit të mbrojtjes së të dhënave, parlamentarët nuk kishin informacione lidhur me këtë. Madje edhe përfaqësuesit e SVP-së kishin votuar në favor të tij.
Por, përfaqësues të komunës kanë thënë se kërkesa për natyralizim (fitim të shtetësisë) e Jetonit ka ardhur së bashku me familjen, kur ai ka qenë 15 vjeçar dhe kur ende nuk kishte rënë në kundërshtim me ligjin.
E-Diaspora
-
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit Media publike zvicerane SRF i ka kushtuar një reportazh të veçantë klubit FC Kosova Cyrih, duke... -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave













