Kosova

Raportohet për sulm ndaj gazetarit Valon Syla

Valon Syla, gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, është sulmuar mbrëmjen e sotme nga tre persona, raporton Express.

Si pasojë, siç bën të ditur mediumi, sulmi ndodhi pak minuta pasi ai kishte dalë nga studioja e televizionit, ku ka pësuar lëndime të lehta në kokë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur para lokalit të quajtur “Image”.