Kosova
Raporti për dëbimin e shtetasve turq këtë javë dorëzohet në Kuvend
Komisioni Hetimor Parlamentar ka përfunduar intervistimin e dëshmitarëve të cilët kanë pasur informacione rreth deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, gjatë marsit të 2018-tës
Ky Komision po heton rrethanat për ndriçimin e procedurave që çuan deri te deportimi i këtyre shtetasve turq nga Kosova.
Sipas anëtarëve, ky komision tashmë është në fazën e shqyrtimit të provave dhe më pas do të përpilohet raporti dhe dërgohet në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti Xhelal Sveçla, kryetar i këtij komisioni, tha se janë identifikuar numër i madh i parregullsive, por nuk ka dashur të japë më tepër informata se cilat janë parregullsitë konkrete, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Megjithatë, ai ka treguar se gjatë kësaj jave pritet që raporti të dërgohet në zyrën e Sekretarit të Kuvendit të Kosovës.
“Jemi në fazën e shqyrtimit të provave, momentin që shqyrtohen provat, normalisht bashkë me të përpilohet raporti dhe kalon në seancën plenare. Atëherë, mund të flas për provat. Ka një numër të madh të parregullsive, por nuk mund të flas për to, pasi nuk është përpiluar raporti”, tha Sveçla.
Komisioni Hetimor, i cili është funksionalizuar në muajin korrik, deri më tani ka intervistuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe ish- drejtorin e Policisë, Shpend Maxhuni, aktualisht drejtor i AKI-së. Ish-drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, aktualisht sekretar në Presidencën e Kosovës. Ish-ministrinë e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













