Lajme
Qyteti i Cyrihut fillon nismën për të lejuar të huajt të votojnë
Javën e kaluar, qyteti i Cyrihut filloi një iniciativë kantonale për të lejuar të huajt që të votojnë në një nivel komunal në kanton
Në korrik 2019, Corine Mauch, kryebashkiake e Cyrihut, njoftoi planin e saj për të filluar iniciativën.
Nëse iniciativa është e suksesshme, banorët e huaj me leje B ose C të cilët kanë jetuar në Cyrih për të paktën dy vjet, do të lëvizin një hap më afër për të qenë në gjendje të votojnë për zgjedhjet lokale, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Nisma synon të ndryshojë kushtetutën e kantonit për t’i lejuar komunat t’u japin të huajve të drejtën e votës dhe të drejtën për t’u zgjedhur. Ndryshimi nuk do t’i detyronte bashkitë të ofrojnë këto të drejta.
Rreth 42,000 të huaj në qytetin e Cyrihut aktualisht do të kualifikoheshin, sipas një njoftimi për shtyp të qytetit, përcjell tutje albinfo.ch.
Të huajt që jetojnë në kantonet frëngjisht-Vaud, Fribourg, Neuchâtel dhe Jura tashmë mund të votojnë dhe të zgjidhen në një nivel komunal. Në Gjenevë, të huajt mund të votojnë, por jo të zgjidhen.
Në pjesën e Zvicrës ku flitet gjermanisht, kantonet e Graubünden, Basel-Stadt dhe Appenzell Ausserrhoden lejohen bashkitë të japin të drejtën e votës për banorët e tyre të huaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














