Qeveritarët e Kosovës, informohen nga dora e parë mbi sigurimet në Zvicër
Në Gersau, u mbajt seminar i Unia-s, me anëtarët e Grupit Punues Kosovar për Marrëveshjen e Sigurimeve Sociale, mes Kosovës dhe Zvicrës
Situata e krijuar pas ndërprerjes së njëanshme nga Zvicra të Marrëveshjes mbi Sigurimet Shoqërore (pensionet) vazhdon të preokupojë kosovarët, në Kosovë dhe në Zvicër.
Në këtë frymë, sindikata Unia, ka mbajtur gjatë fundjavës që shkoi një seminar me Grupin Punues të Qeverisë së Kosovës për koordinimin e aktiviteteve për negocimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Sociale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Në seminarin e mbajtur në Gersau, mysafirët nga Kosova u informuan nga njohës shqiptarë të sigurimeve shoqërore, lidhur me bazat e këtyre sigurimeve. Theksi u vu në preokupimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës rreth sigurimeve në fjalë.
Përfaqësuesit e Grupit Punues nga Qeveria e Kosovës që morën pjesë në seminar ishin: Fadil Racaj, Iljaz Miftari, Izet Shala, Besim Kajtazi, Suzana Krasniqi, Fatime Aliu, Lulzim Alijaj dhe Islam Caka. Ata përfaqësonin kryesisht zyrat ligjore të ministrive përkatëse dhe të kryeministrisë.
Pjesëmarrësit, në ditën e parë të seminarit u informuan mbi historinë e sigurimeve shoqërore dhe sindikalizmin në Zvicër. Gjatë ditës së dytë, një referat lidhur me sistemin e sigurimeve shoqërore në Zvicër e ka mbajtur specialisti i këtyre sigurimeve, Ruzhdi Ibrahimi. Ai ka shkoqitur para përfaqësuesve kosovarë çështjet si strukturat themelore të sigurimeve shoqërore zvicerane, organizimin dhe financimin e tyre, aktualitetin dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre etj.
Po kështu, Ernest Osmani, referues mysafir, ka prezantuar rastin aktual që e ka në përpunim, të pensionit të një qytetari kosovar, rast që ka sjellë vendimin Gjykatës Administrative Federale të Zvicrës më 7 mars 2011, për çfarë ka informuar edhe albinfo.ch.
Po këtë ditë në Lucern, siç na njofton Osman Osmani, përgjegjës për migracion në Sindikatën Unia, me ndërmjetësimin e kësaj sindikate, është realizuar një takim joformal mes zyrtarëve të MPMS të Kosovës dhe dy zyrtarëve të Entit Federal për Sigurimet Shoqërore.
Në këtë takim është vlerësuar përmbushja e detyrave që dalin nga protokolli i takimit të vitit të kaluar, si parakushte për negociatat për Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Zyrtarët kosovarë raportuan për punën e bërë nga grupi ndërministror për rrumbullakimin e rekomandimeve të miratuara në Parlamentin e Kosovës.
Ata po ashtu kanë shpalosur hapat e bërë drejt përmbushjes së rekomandimeve të Kuvendit të Kosovës, që kanë karakter obligues për Qeverinë. Sipas tyre, janë përmbushur 5 nga 8 rekomandimet, ndërsa 3 syresh, të cilat paraqesin edhe parakushte për fillimin e bisedimeve për një Marrëveshje të re, janë në procedurë të realizimit.
Pas gjithë kësaj, mbetet të shpresohet se kjo vizitë do t`i mobilizojë më shumë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në punën rreth marrëveshjes së sigurimeve shoqërore. Në të kundërtën, Zvicra mund të mbetet trofeu turistik i radhës për ta.
E-Diaspora
-
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio Guvernatori Mike DeWine e përzgjodhi profesionisten shqiptaro-amerikane në një periudhë të ndjeshme për zhvillimet në Evropën... -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë










