Kosova
Qeveria e Kosovës: Shpronësimet vlerësohen nga ligjshmëria, jo nga etnia
Kjo është përgjigjja që Qeveria e Kosovës ua kthen QUINT-it, BE-së e OSBE-së
Pas deklaratave të shumta, Qeveria e Kosovës i është përgjigjur kritikës së vendeve të QUINT-it, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së për shpronësimin e tokave në veri të vendit, përcjell albinfo.ch.
Në reagimin e ekzekutivit të publikuar në Facebook, lidhur me deklaratën e tyre të përbashkët se “Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit”, thuhet se shpronësimet vlerësohen nga ligjshmëria dhe jo nga etnia.
Sipas Qeverisë, deklarata në fjalë konstaton në mënyrë të gabuar gjendjen faktike dhe bën vlerësim ligjor të pabazuar në argumente.
“Shprehim shqetësimin tonë që deklarata i referohet shpronësimit në disa komuna të Kosovës si ‘komuna me shumicë serbe’. Komunat në Kosovë kanë emra të veçantë e përkatës dhe qeveria nuk u referohet si komuna me shumicë shqiptare, serbe, turke etj., pasi kjo nuk është në përputhje me karakterin multietnik të Kushtetutës së Kosovës. Shpronësimet duhen vlerësuar për nga ligjshmëria, të drejtat e njeriut dhe interesi publik, e jo për nga përkatësia etnike e qytetarëve”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Tutje bëhet e ditur se me propozim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka filluar procesi i shpronësimit të pronës së paluajtshme në disa komuna të Republikës së Kosovës sipas Ligjit në fuqi për Shpronësimin, me qëllim të ndërtimit të projekteve infrastrukturore.
“Qëllimi i këtillë, përcjell definimin e ‘qëllimit legjitim’ të definuar si të tillë nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg. Një gjë e këtillë është paraqitur edhe gjatë takimeve e diskutimeve me partnerët ndërkombëtarë, të cilët nga Qeveria e Kosovës kanë kërkuar respektim të procedurave të nisura gjyqësore, para marrjes së vendimit përfundimtar për shpronësim në Qeveri”, thuhet më tej në reagim.
Ambasadat e shteteve të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara (SHBA), Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca e Italia -Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë kanë kritikuar të enjten Qeverinë për vendimin për të finalizuar shpronësimin e mbi 100 parcelave në komunat me shumicë serbe në veri.
Në deklaratën e përbashkët thuhet se “Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit”. “Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin preliminar të shpronësimit, të cilin Qeveria ende nuk e ka adresuar”, thuhet në reagimin e QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











