Lajme
Qeveria e Zvicrës vendos më 12 maj për lehtësimet e radhës
Këshilli Federal do të vendosë të mërkurën e ardhshme (12 maj) se cilat lehtësime të mëtejshme shihen si më të mundshme
Pasi lehtësimi i fundit qe njoftuar tri javë më parë, pritej që Këshilli Federal deri më 12 maj, të mos komentonte mbi hapat e ardhshëm, shkruan srf.ch.
Por tani që numrat e infeksioneve po bien me shpejtësi, situata duket më e qëndrueshme nga sa shpresohej në parashikimet e favorshme. Për këtë arse, qeveria e shtetit ka besimin që të paktën të sugjerojë se: “hapat e mëtejshëm të hapjes së kujdesshme duken të mundshëm”, transmeton albinfo.ch. Kështu ka deklaruar Këshilli Federal të premten, pas bisedimeve të von Wattenwyl me partitë që janë të përfaqësuara në Parlamentin Federal.
Në takim kanë marrë pjesë Presidenti Federal Guy Parmelin me ministrat Alain Berset dhe Ignazio Cassis.
Delegacioni i Këshillit Federal dhe palët kanë shkëmbyer lidhur me “hapat e ardhshëm të hapjes dhe rrjedhën e fushatës së vaksinimit”, thuhet në një deklaratë nga ky takim.
Konkretisht, Këshilli Federal do të vendosë të mërkurën e ardhshme (12 maj) se cilat lehtësime të mëtejshme shihen si më të mundshme.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














