Lajme
Qeveria e Kantonit të Cyrihut: Thirrje në pesëmbëdhjetë gjuhë për t`u vaksinuar
Kjo është bërë për faktin se është konstatuar se popullata me prejardhje të huaj është më vështirë e arritshme për vaksinim
Numri i infeksioneve të reja nga korona po rritet, si në gjithë Zvicrën, ashtu dhe në Kantonin e Cyrihut. Nga ana tjetër, shkalla e vaksinimit po ngadalësohet.
Duke parë këtë situatë, Qeveria e Cyrihut ka vendosur të bëjë thirrje për vaksinime në një mesazh video, të përkthyer në pesëmbëdhjetë gjuhë, shkruan albinfo.ch. duke iu referuar njoftimit nga Qeveria e Kantonit të Cyrihut.
Referimi në gjuhët më të pranishme të migrantëve në këtë kanton është bërë për faktin se është konstatuar se popullata me prejardhje të huaj është më vështirë e arritshme për vaksinim.
Thirrja përmes videos është bërë nga Presidentja e Qeverisë së Kantonit, Jacqueline Fehr. Përveç në gjuhën gjermane, mesazhi mund të shihet dhe dëgjohet edhe në anglisht, frëngjisht, italisht, shqip, arabisht, spanjisht, portugalisht, kroatisht / boshnjakisht / serbisht, somalisht, tamilisht, turqisht, tigrinë, farsi/ dari dhe kurdisht-kurmanisht.
Javën e kaluar, në kantonin e Cyrihut janë regjistruar dukshëm më shumë infeksione me virusin corona, gjegjësisht 100 deri 150 njerëz janë infektuar çdo ditë.
Aktualisht në këtë kanton ndodhen 26 persona në spital për shkak të infeksionit me koronavirus dhe ky numër është dyfishuar brenda një jave, transmeton albinfo.ch.
Tani ndodhen 13 pacientë në njësinë e kujdesit intensiv, dhe ky numër po ashtu është dyfishuar brenda një jave. Megjithatë rastet e vdekjes aktualisht janë ende të rralla. Hera e fundit që një pacient në këtë kanton ka vdekur si rezultat i infeksionit të virusit ishte më 11 korrik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












