Shkurt.ch
“Qentë e palidhur, do të vriten pa paralajmërim”!
„Të gjithë qenët që nuk janë të lidhur, do të vriten pa paralajmërim“, shkruan në afishet, autorin e të cilit nuk e di askush
Një person që duket se ka urrejtje të sëmurë ndaj qenve, ka varur disa afishe „në emrin e Kantonit Jura“ me një mbshkrim që u kanë futur tmerrin njerëzve që mbajnë qenë. „Të gjithë qenët që nuk janë të lidhur, do të vriten pa paralajmërim“, shkruan në afishet, autorin e të cilit nuk e di askush, shkruan 20minuten.ch.
Stephanie, është një grua që për çdo mëngjes i nxjerr në shëtitje rreth kënetës në Bonfol Jura, dy qentë e saj të racës Chihuahua. Por asaj i është dashur ta ndërpresë, e tmerruar, këtë ritual të hënën, transmeton albinfo.ch. Në një tabelë të laminuar, të ngjitur në një trung peme ajo ka lexuar mbishkrimin e përmendur.
Si adresues i afishes aty figuron „Sektori për mbrojtje të natyrës dhe ambientit“ në nivel kantoni. Me stemën e Kantonit Jura, që është vendosur aty, duket sikur afishja të ishte montuar nga punëtorët e sektorit të përmendur të kantonit. Por sigurisht që kjo nuk qëndron, transmeton albinfo.ch. Në kanton thonë se nuk kanë asnjë njohuri rreth autorit të afishes. „Ato janë tabela ilegale, të cilat ndërkohë janë hequr. Punëtorët tanë nuk janë kaubojë“, thonë në zyrën në fjalë. Megjithatë, kantoni nuk do të ngre padi lidhur me rastin.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











