Lajme
Qasja në Aeroportin e Gjenevës do të jetë e kufizuar në mesin e qershorit
Masat e sigurisë dhe mbyllja e disa parkingjeve vijnë për shkak të samitit të G7 në Evian
Qasja drejt Aeroportit të Geneva Airport do të jetë e ndërprerë dhe e vështirësuar në mesin e muajit qershor, si pasojë e samitit të G7 që do të mbahet në Evian të Francës nga 15 deri më 17 qershor, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe disa parkingje në aeroport do të mbyllen, ndërsa masat e sigurisë do të jenë të shtuara ndjeshëm.
Udhëtarëve u është rekomanduar që të paraqiten në sportelet e check-in-it të paktën tre orë para nisjes së fluturimit, për të shmangur vonesat dhe komplikimet e mundshme.
Gjithashtu, pasagjerëve u sugjerohet që, sa herë që është e mundur, të përdorin transportin publik për të arritur në aeroport, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi gjatë ditëve me fluks të rritur dhe masa të veçanta sigurie.
Autoritetet zvicerane pritet të koordinojnë masa shtesë për menaxhimin e trafikut dhe sigurisë gjatë zhvillimit të samitit ndërkombëtar. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












