Lajme
Pushohet nga puna kolegu i shqiptares që humbi gishtat në vendin e punës
As ajo dhe as makina nuk janë fajtore për fatkeqësinë. Një koleg i Agnesës, i cili po gjykohet, është pushuar nga puna
Agneza T. (29) para afër një muaji, pati humbur disa gishtërinj të të dy duarve nga makina me të cilën punonte. Për këtë rast fatkeq pati shkruar edhe albinfo.ch. Katër javë pas aksidentit në Merenschwand AG, një gjë është e sigurt: as ajo dhe as makina nuk janë fajtore për fatkeqësinë, shkruan blick.ch. Një koleg i Agnesës, i cili po gjykohet, është pushuar nga puna.
Aksidenti në Lonstroff në Merenschwand AG ka ndodhur më 17 Janar. Agneza T. * (29) Ajo punonte me një makinë e cila shtyp pjesë të vogla gome që vendosen midis shisheve të infuzionit dhe tubave. Në momentin kur punëtorja i kishte të dy duart në makinën e saj dhe po punonte me të mbi një lëkurë, makina u aktivizua befasisht, duke shtypur me gjithë fuqinë e saj mbi duart e Agnezës, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, Agneza T. humbi disa gishtërinj të të dyja duarve.
Për shkak se makina mund të aktivizohet vetëm pasi të jenë vendosur të dy duart, një masë sigurie kjo, Agjensia Zvicerane e Sigurimit të Aksidenteve (Suva) nuk ka konstatuar ndonjë problem që do të lidhej me makinën ose me Agnezën. Për këtë arsye, është hapur një procedurë kundër një kolegu pune.
Ai nuk punon më në kompani. “Ne jemi ndarë me punonjësin që ishte përfshirë në aksident dhe kundër të cilit po heton prokurori publik,” thotë Drejtori Menaxhues i ndërmarrjes Lonstroff, Urs Bahnmüller (62).
Agneza tani po ndihet më mirë. “Ne jemi në kontakte të rregullta me të afërmit e saj dhe e dimë që ajo ka dalë tashmë nga njësia e kujdesit intensiv” thotë Bahnmüller, përcjell albinfo.ch. Ai parashikon që së shpejti të mund ta vizitojnë atë.
Por Bahnmüller nuk mund të thotë asgjë në lidhje me aksidentin. Duhet të presim dhe të shohim “çfarë do të zbulojë hetimi dhe çfarë do të vendosë në fund prokuroria ose gjykata”, thotüe ai . Bahnmüller ende nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë me Agneza T. përcjell albinfo.ch. “Është e qartë se ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë. Para së gjithash, ajo duhet njëherë të shërohet”.
E-Diaspora
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, e cila ka kohë që ka vendosur të jetojë dhe të punojë...
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
-
Mërgimtaren Fikrije Salihun e rikthen profesioni në atdhe, pas 30 vjetësh
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual
Jeta në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta “Objeksionet e paraburgimit si ato që Danimarka po planifikon në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit...
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme