E-Diaspora
Punon 1 vjet e gjysmë me letra sllovene, përgjigjet penalisht kosovari
Vetëm pasi që punonjësit e policisë e kanë ballafaquar me faktet rreth falsifikimit, ai ka treguar identitetin e vet të vërtetë dhe është marrë në pyetje. Nga kjo rezultoi se bëhej fjalë për një kosovar të ardhur ilegalisht në Gjermani
Është paraqitur si slloven, sigurisht, me dokumente të falsifikuara sllovene dhe me këtë identitet ka punuar plot një vit e gjysmë në Irschenberg, Gjermani veriore, shkruan merkur.de. Kosovari “i bërë slloven” është zbuluar nga policia vetëm kur është nisur rrugës për në Kosovë.
Policët e stacionit Kreuth kanë ndaluar një golf VW me tabela regjistrimi gjermane natën në mes të të enjtes dhe të premtes në Irschenberg, transmeton albinfo.ch. Ngasësi i veturës, një person 28 vjeçar, ua ka prezantuar atyre një “komplet” dokumentesh sllovene. Këtu hynin: pasaporta, leja e qëndrimit dhe patentshoferi.
Por, mjerisht, të gjitha të falsifikuara! Vetëm pasi që punonjësit e policisë e kanë ballafaquar me faktet rreth falsifikimit, ai ka treguar identitetin e vet të vërtetë dhe është marrë në pyetje. Nga kjo rezultoi se bëhej fjalë për një kosovar të ardhur ilegalisht në Gjermani. Para një viti e gjysmë ai kishte shkuar në Bazel (Zvicër) me një vizë qëndrimi të shkurtër. Pasi që kishte kaluar në ilegalitet, ai kishte hyrë në Gjermani ku kishte nisur punën me identitet të rremë.
Fat i keq për kosovarin i cili u kap në kohën kur po kthehej në atdhe. Tash atij do t`i duhet ta paguajë shtrenjtë këtë ndalim, përcjell albinfo.ch. Ai do të përballet me akuzën për falsifikim dokumentesh dhe qëndrim ilegal në Gjermani.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










