Kosova
Pse Shqipëria po i humb tregjet e Kosovës
Duket se rritja e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare po “fsheh” atë që po ndodh në të vërtetë me sasitë e mallrave të tregtuara, të cilat duket se po pësojnë ulje të ndjeshme për shkak të krizës, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën janar-gusht 2022 sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%, gjithashtu edhe importet nga Kosova ishin me rënie 12%.
Siç është raportuar javë më parë, gjatë 8-mujorit u eksportuan në Kosovë 448 mijë tonë mallra, nga 748 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 40 për qind më pak.
Për të njëjtën periudhë u importuan nga Kosova 123 mijë tonë mallra në janar-gusht 2022, nga 141 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2021 ose 12 % për qind më pak.
Ndërkohë tani janë të dhënat më të detajuara nga INSTAT tregojnë se rënia është krijuar nga volumet më të ulëta të eksportit të materialeve, ndërtimit, hekurit dhe naftës. Eksportet në sasi të naftës në Kosovë në 8 mujorin 2021 ishin 58% më të ulëta se më janar-gusht 2021, ndërsa eksportet e materialeve të ndërtimit (kryesisht hekuri) shënuan rënie me 22%. Burimet nga kompanitë që eksportojnë në Kosovë bëjnë me dije se tashmë tregjet atje po furnizohen direkt me naftë dhe hekur nga importet që shkarkohen direkt nga Porti i Durrësit. Më parë një pjesë e furnizimeve kryheshin nga Kurum, por për shkak të kostove fabrika e prodhimit të hekurit është mbyllur pasi hekuri nga importi vjen më lirë.
Të dhënat tregojnë se suficiti tregtar në volum u përgjysmua gjatë këtij viti. Bilanci tregtar me Kosovën tregon se këtë vit Shqipëria eksportoi në Kosovës 325 mijë tonë mallra me shumë se sa importoi. Një vit më parë bilanci tregtar në volum ishte plus 607 mijë tonë.
Tregtia me sasi ka pësuar uljen edhe me partnerët e tjerë rajonalë, por rënia nuk ka qenë kaq dramatike sa me Kosovën.
Të dhënat në vlerë tregojnë situatë krejt tjetër. Edhe pse 40 për qind më e ulët në sasi, vlera e mallrave të eksportuara në Kosovë në 8 mujor ishte 6 % më e lartë. Në 8- mujor vlera e përgjithshme e eksporteve shqiptare në Kosovë arriti në 25 miliardë lekë nga 23.5 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Importet e Kosovës drejt Shqipërisë kanë kapur vlerën e 89.8 milionë euro në periudhën janar-gusht, duke u rritur me gati 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ndërkohë që sasia e tyre ishte 12 % më e ulët se një vit më parë./Monitor
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










