Tematike
Politikani i SVP-së: “Të huajt po e sjellin virusin, duhet të paguajnë më shumë”
Në përgjigje të faktit se virusi është sjellë nga migrantët, deputetja e PS-së, Samira Marti thotë: “Kjo që thotë Aesch, është racizëm i pastër. Kulturë-racizmi"
Kryetari i grupit parlamentar të SVP-së Thomas Aeschi është shprehur “i tronditur” në një postim të bërë në Twitter. Ai aty “konstaton” migrantët, sa duket i zënë 70 për qind të shtretërve në spitalet e Zvicrës për trajtim nga korona.
Titulli në Twitter është: “Të kthyerit me koronë, të ardhur nga Ballkani dhe migrantët ekonomikë nga Afrika dhe vendet arabe po zënë shtretërit tanë në spitale”, shkruajnë mediat zvicerane si 20minuten.ch, nau.ch etj.
“Duket se të huajt, duke e ditur se sa i mirë është sistemi shëndetësor zviceran, vijnë enkas në Zvicër dhe pastaj sëmuren këtu. Ndoshta madje ata e kalojnë kufirin duke qenë tashmë të infektuar dhe më pas trajtohen në spitalet zvicerane me standard shumë të lartë “, transmeton albinfo.ch.
Aeschi kërkon menjëherë sqarime nga Këshilltari Federal Alain Berset.
“Nëse shifrat tregojnë se të huajt përfitojnë në mënyrë disproporcionale nga sistemi ynë shëndetësor, ne duhet të vendosim taksa më të larta për ta, pasi sistemi shëndetësor subvencionohet shumë nga taksapaguesit zviceranë”.
Për këtë arsye ai ka paralajmëruar një mocion në parlament.
Prapa raporteve për përqindjen e lartë të të huajve në mesin e të infektuarve, qëndrojnë thashethemet dhe spekulimet në spitale, thotë deputetja nacionale e PS, Samira Marti. Thjesht, nga emrat, nxjerrin kombësitë, gjë që është problematike, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, ajo kritikon këtë qasje: “Nuk ka rëndësi se çfarë kombësie apo çfarë emri ka dikush. Ne thjesht duam që sa më pak njerëz të humbium nga korona “.
Samira Marti supozon se ka arsye krejtësisht të ndryshme për shpërndarjen e pabarabartë të koronavirusit në popullatë. Kjo mbase shpjegohet me faktin se grupet e varfra të popullsisë dhe që punojnë në vende pune veçanërisht të ekspozuara, kanë më shumë rrezik të infektohen.
“Ata që punojnë në shërbimin publik, në përkujdesje apo në pastrimin e qytetit, janë shumë më të ekspozuar ndaj virusit”, transmeton albinfo.ch. Është qartë se në këta sektorë punojnë më shumë të huaj.
Në përgjigje të faktit se virusi është sjellë nga migrantët, të cilët pastaj kanë treguar më pak disiplinë për ndjekjen e rregullave të mbrojtjes, Marti thotë: “Ky është racizëm i pastër. Kulturë-racizmi, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta thënë atë “.
Perica Grasarevic, avokat dhe sipërmarrës zviceran, thotë se jo vetëm puna, por edhe kushtet e jetesës janë arsye për një akumulim të mundshëm të infeksioneve të koronës midis njerëzve me prejardhje migrimi.
“Ata punojnë në mënyrë disproporcionale në sektorët në të cilët nuk është e mundur puna nga shtëpia, dhe për këtë arsye janë shumë më të ekspozuar ndaj koronavirusit. Ata që punojnë në kujdesin infermieror, janë ndoshta 70 për qind me pasaportë të huaj.
Përveç kësaj, në profesione të tilla pagat janë më të ulëta dhe kjo ka pasoja përkatëse për kushtet e jetesës. “Ata jetojnë në apartamente më të vogla – ndoshta edhe me prindërit ose madje edhe me gjyshërit e tyre – dhe nëse infektohen, ata e transmetojnë virusin te brezat në rrezik”, thotë Grasarevic.
“Fakti që ata janë të infektuar me koronavirus është si rezultat i kushteve të tyre të jetesës dhe jo sepse ata qenkan më të pakujdesshëm ose i kuptojnë masat më pak se të tjerët”, shton ai.
Siç tregon një studim i spitaleve më të mëdha në Zvicrën gjermanisht-folëse, statusi i migrimit të pacientëve nuk është regjistruar specifikisht në asnjë nga spitalet në fjalë, përcjell albinfo.ch. As Spitali Universitar i Bazelit dhe as spitalet e kantonit të St. Gallen, të Lucernit ose të Graubündenit, as Spitalet Insel të Bernes etj. nuk mbajnë statistika për këtë – madje as për qëndrim në reparte të kujdesit intensiv ose izolim.
“Çdo banor duhet të jetë në gjendje të mbështetet në marrjen e ndihmës mjekësore në një situatë të rrezikshme për jetën, pavarësisht nga origjina ose niveli i të ardhurave të tij. Statusi i migrimit nuk është i rëndësishëm në këtë pikë”, thotë zëdhënësi i Spitalit Universitar të Bazelit, Nicolas Drechsler.
“Detyra e jonë është të lehtësojmë vuajtjet e njerëzve të sëmurë, ose, mundësisht t’i shërojmë ata. Rastësia se ku ose nga cilët prindër ka lindur dikush nuk ka rëndësi “, përcjell albinfo.ch. Çdo gjë tjetër do të ishte kundër detyrimit për barazi të dhënë nga kushtetuta federale dhe kundër rregullave etike të Akademisë Zvicerane për Shkencat Mjekësore.
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi pritjen e Kurtit si “yll roku” dhe “festimin e sukseseve” të tij, në Cyrih "Tages Anzeiger": "Kryeministri kosovar pritet si yll roku në Cyrih". NZZ: Mbështetësit e Kurtit thonë: `Një...
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta
-
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart dhe Vjenë
-
Mira Murati me startupin e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale
-
Shtëpia e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror shfaqi panele dhe diskutime depërtuese
Jeta në Austri
-
Pse birra do të bëhet më e shtrenjtë në Austri Dashamirët e birrës në Austri së shpejti do të vërejnë një ndryshim kyç kur blejnë birrat...
-
Austrisë i mungon plani kombëtar i ndërprerjes së energjisë elektrike
-
Austri: Rënie dramatike e kërkesave për azil në vitin 2024
-
Pse mund të keni vështirësi në gjetjen e vezëve në Austri tani
-
Austrian Airlines dominon Aeroportin e Vjenës, zgjerohet buxheti i linjave ajrore