Kosova
Protestat e mërgatës në Cyrih në mbrojtje të Republikës së Kosovës
Të shtunën në Cyrih mërgata shqiptare ka protestuar në mbështetje të Kosovës.
Qytetarët e mbledhur në Sheshin Europaplatz Zürich kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kosovën në vazhdën e zhvillimeve në veri.
Ata thirrën për më shumë përkrahje nga ndërkombëtarët në procesin e normalizimit, duke kërkuar edhe lirim e tre policëve të marrë peng nga Serbia.
Fabian Molina nga Komisioni për politikë të jashtme në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës shkroi se Serbia po provokon e pengon procesin e normalizimit.
“Procesi i normalizimit të BE-së mes Serbisë dhe Kosovës po ngec, sepse Presidenti Vuçiq po ndez dhe provokon. Kjo është e rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Koha e dorëzimit ndaj regjimit autoritar serb duhet të përfundojë më në fund! #QëndroniMeKosovën”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Protestat e mërgatës vazhdojnë edhe të dielën në Mynih dhe Berlin të Gjermanisë.
MÜNCHEN, Karl-Stützel-Platz
25.06.2023 – 13:00
BERLIN, Platz der Republik 1, Reichstag
25.06.2023 – 16:00
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë

















