Lajme
Protesta e “jelekverdhëve” në Gjenevë tërheq qindra persona
Në një demonstrim të dytë në Gjenevë këtë vit, disa qindra protestues të “jelekëve të verdhë” u mblodhën para selisë së Kombeve të Bashkuara sot për të denoncuar dhunën e policisë dhe për të mbrojtur të drejtën e tyre për të demonstruar në Francë.
Sot orët e hershme, rreth 800 mbështetës të ”jelekverdhëve” nga Franca u mblodhën në Gjenevë si pjesë e asaj që është quajtur “Akti 42” i lëvizjes protestuese që filloi në nëntor të vitit të kaluar. Kjo është mbledhja e dytë e lëvizjes përpara KB.
“Ne shkuam rreth Francës në gusht për të inkurajuar njerëzit që të vijnë në Gjenevë për të denoncuar dhunën e policisë”, i tha Chloé Frammery, bashkorganizatori i aksionit të Gjenevës, agjencisë Keystone-ATS.
Një dosje me dëshmi të dhunës të kryer nga policia franceze që nga nëntori iu dorëzua Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, një kopje e së cilës gjithashtu planifikohet t’i dorëzohet Zyrës së Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.
Dosja përfshin shënime të dëmtimeve për shkak të përdorimit të shkopinjve, granata me gaz lotsjellës dhe rrethimi nga zyrtarët e zbatimit të ligjit, në kundërshtim me ligjin francez dhe ndërkombëtar, tregon Frammery.
Protestuesit dënojnë përdorimin e armëve ushtarake nga policia, veçanërisht armën e kontrollit të trazirave LBD40, e cila është prodhuar në Zvicër dhe është përdorur kundër shumë protestuesve në Francë.
Në shkurt, rreth 600 deri në 1.500 ‘jelekverdhëve’ u mblodhën në Gjenevë për të bërë thirrje për KB që të dërgojë vëzhgues për të parë trajtimin policor të dorës së parë. Në maj, fasada e Konsullatës Franceze në Gjenevë u njollos me bojë të verdhë nga një grup.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













