Kosova
Prokuroria deklarohet se si ndodhën dy vrasjet që tronditën mbrëmë Prishtinën
Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me dy vrasjet që ndodhën mbrëmë në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Për rastin ku e vrarë mbeti gruaja e N.M., këshilltarit të ish-Presidentit Behgjet Pacolli, Prokuroria thotë se po angazhohen në ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit, duke mos treguar nëse është identifikuar i dyshuari. Ndërsa për rastin ku dyshohet se dhëndri vrau vjehrrin, Prokuroria ka treguar se vrasja dyshohet se është kryer me thikë dhe se i dyshuari është identifikuar, por se ndodhet në arrati.
Kosova është tronditur nga dy vrasje, që kanë ndodhur në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, rreth orës 20:26, ku është vrarë gruaja e N.M., këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli.
Referuar raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka qenë në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri. Ky rast është kualifikuar si “Grabitje me pasoja të vrasjes”.
Raporti –
“GRABITJE ME PASOJA TË VRASJES – Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë, 29.11.2023 –20:26. Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar, i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësitë relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë vetëm se Prokurori i Shtetit, në koordinim me njësitë relevante, janë të angazhuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Ulaj ka thënë se nga informatat e deri tanishme dyshohet për “grabitje me pasoja vdekjeje”.
“Lidhur me rastin i cili ka ndodhur në Rr. “Dalip Alshiqi” Prishtinë, ju njoftojmë se nga informatat e deri tanishme dyshohet për grabitje me pasoja vdekjeje, ku nga nata kritike e në vazhdim, Prokurori i Shtetit, në koordinim me njësitë relevante janë të angazhuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Ulaj për Express.
Vrasja tjetër ka ndodhur rreth një orë më vonë, në rrugën “Ali Vitia”, ku dhëndri dyshohet se ka vrarë me thikë babain e gruas së tij.
“VRASJE – Rr. Ali Vitia, Prishtinë, 29.11.2023 – 21:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar, i cili duke mos u përballuar plagëve të marra, ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, theksohet në raport.
Lidhur me këtë rast, Ulaj ka sqaruar se i dyshuari është identifikuar, por se ende ndodhet në arrati.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit Urimi për festën e Kurban-Bajramit 2024...
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
-
Dietikon (ZH): Zamfina Rexhaj prezanton librin e saj mbi luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kur mund të kërkoj rimbursim për shpenzimet mjekësore në Austri? Nëse vizitoni një ‘mjek me zgjedhje’ në Austri ose shkoni për disa procedura dhe ekzaminime, mund...
-
Austriakët, të shqetësuar pas rritjes së FPO ekstremiste në zgjedhjet evropiane
-
A ka Austria probleme me drogën?
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë