Lajme
Prokurorët austriakë kërkojnë t’i hiqet imuniteti fituesit të zgjedhjeve, Herbert Kickl
Prokurorët austriakë kanë kërkuar nga Kuvendi i Austrisë që t’ia heqë imunitetin Herbert Kickl-it, kryetar i partisë fituese në zgjedhjet e shtatorit, Partia e Lirisë – FPO, nën dyshimin se ka dhënë dëshmi të rreme në një komision parlamentar, konfirmoi të enjten zyra e kryetarit të Dhomës së Ulët të Kuvendit.
Revista “Profil” raportoi më herët të enjten se Zyra për Krime Ekonomike dhe Korrupsion i kishte dërguar një kërkesë zyrës së kryetarit të Dhomës së Ulët të Kuvendit, Walter Rosenkranz, që vjen nga partia fituese, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Revista “Profil” tha se kërkesa erdhi pas një deklarate dërguar prokurorëve nga Andreas Hanger, që atëherë ishte ligjvënës nga Partia Popullore e kancelarit Karl Nehammer, duke pretenduar se Kickl kishte gënjyer për një varg çështjesh, përfshirë reklamat në mediat e shtypura që janë paguar nga Partia e Lirisë (FPO).
“Unë mund të konfirmoj se kërkesa është pranuar nga Kuvendi”, tha një zëdhënës i Rosenkranzit, duke refuzuar që të komentonte më shumë.
Një zëdhënës i partisë FPO e drejtoi agjencinë “Reuters” te një raport nga agjencia e lajmeve APA, ku citohet një deklaratë e partisë parlamentare të ketë thënë se Kickl e ka thënë të vërtetën në dëshminë e tij në prill.
Zyra për Krime Ekonomike dhe Korrupsion nuk mund të fillojë hetim pa u hequr imuniteti parlamentari Kickl-it si ligjvënës. Një zëdhënës i kësaj zyre tha se ajo nuk ishte duke e hetuar kreun e FPO-së.
FPO-ja doli e para në zgjedhjet parlamentare të shtatorit me rreth 29 për qind të votave dhe tani ka më së shumti ulëse në Kuvend. Pasi një partie i nevojiten shumica e ulëseve për të qeverisur dhe asnjë parti nuk është e gatshme që të qeverisë me FPO-në, tri parti të tjera tani janë në bisedime për një koalicion të mundshëm.
Kryetari i Dhomës së Ulët të Kuvendit tani duhet ta dorëzojë kërkesën për heqjen e imunitetit të kryetarit të FPO-së te komisioni parlamentar për imunitete, i cili pastaj do të hartojë njëraport para se Dhoma e Ulët të vendosë nëse imuniteti i Kickl-it duhet të hiqet.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














