Muzikë
Prishtina gati për “Sunny Hill Festival”, nis numërimi mbrapsht për spektaklin muzikor
Organizatorët konfirmojnë se përgatitjet janë drejt fundit, ndërsa artistët pritet të mbërrijnë në Kosovë gjatë ditës së sotme dhe nesër
Prishtina është në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore të vitit, teksa gjithçka është drejt finalizimit për nisjen e Sunny Hill Festival, i cili këtë fundjavë do të mbledhë mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.
Organizatorët bëjnë të ditur se përgatitjet po zhvillohen sipas planit dhe se skenat kryesore janë në fazën përfundimtare të ndërtimit, ndërsa produksioni ka nisur prej disa javësh.
Njëri nga organizatorët e festivalit, Fat Gjakova, tha se ekipi është gati për fillimin e festivalit dhe se atmosfera tashmë ka nisur të ndihet në kryeqytet.
“Gjithçka po shkon sipas planit. Këto ditë po përfundojnë të gjitha skenat, ndërsa produksioni ka filluar që një ose dy javë. Jemi shumë afër dhe mezi po presim të vijë dita e premte”, u shpreh ai.
Gjakova bëri të ditur gjithashtu se artistët do të nisin të mbërrijnë në Kosovë nga dita e sotme, ndërsa deri nesër pritet të jenë të gjithë të pranishëm për nisjen e festivalit.
“Sunny Hill Festival” është shndërruar ndër vite në një nga festivalet më të rëndësishme muzikore në rajon, duke sjellë në Prishtinë emra të njohur të skenës ndërkombëtare dhe duke promovuar Kosovën si një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe turistik.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi... -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave













