CH-Ballkani
Princ Leka 2: Bashkimi kombëtar, ideal për Kosovën dhe Shqipërinë
Princi thekson se që kur familja mbretërore u kthye nga jeta e tyre në mërgim, detyra e tyre ishte të hiqnin barrierat midis shqiptarëve
Bashkimi kombëtar do të ishte ideal për Kosovën dhe Shqipërinë. I këtij mendimi është Princi i Shqipërisë Leka i Dytë që në një intervistë për gazetën “Dielli” ka propozuar se bashkimi mes dy shteteve nën një monarki do të sillte gjëra pozitive për dy vendet.
Princi thekson se që kur familja mbretërore u kthye nga jeta e tyre në mërgim, detyra e tyre ishte të hiqnin barrierat midis shqiptarëve dhe të promovonin unifikimin e pakicave shqiptare në Ballkan.
Përveç kësaj, bashkimi i ri që Princi propozon duhet të ketë një monark, përcjell albinfo.ch.
Princi i Kurorës i thotë gazetës se një Shqipëri e Madhe, e vendosur si monarki kushtetuese, do të sigurojë stabilitet më të madh politik sesa sistemi aktual politik.
Princi përdor Mbretërinë e Bashkuar dhe monarkitë e tjera të Evropës Perëndimore si shembuj të asaj që Shqipëria mund të arrijë në të ardhmen si një monarki kushtetuese e orientuar nga Perëndimi.
Në pyetjen nëse Princi Leka është i gatshëm të bëhet mbret i një Kosove të bashkuar dhe Shqipërisë, Princi u përgjigj: “Familja mbretërore gjithmonë do të respektojë vullnetin e popullit. Të jesh një princ apo mbret është e bukur. Të jesh në gjendje të shërbej vendit tim nuk shihet nga unë si një punë, por nderi më i madh”.
Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës është një ide politike, e ringjallur që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Kosova është kryesisht shqiptare dhe me Republikën e Shqipërisë, ndan disa sektorë të përbashkët administrativë, siç janë arsimi dhe politika e jashtme.
Kultura, trashëgimia dhe tregtia janë bashkuar në masë të madhe midis të dyjave, të cilat gjithashtu kanë një kufi të hapur. Princi Leka është i vetmi fëmijë i Lekës së Parë, Princit të Shqipërisë.
Më 30 nëntor 2011, ai u shpall Princ i Republikës së Shqipërisë pas vdekjes së babait të tij.
Princi Leka ka qenë një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë dhe në të kaluarën ka shërbyer si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Presidencën Shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin














