Prifti gjerman, Wolfgang Sedlmeier ka shkaktuar emocione gjatë një meshe të mbajtur të dielën në kishën e Aalenit. Pas përfundimit të predikimit, të pranishmit i duartrokitën.
Ai i cili i diskriminon njerëzit që për shkak të arsyeve fetare e kanë mbuluar kokën, është në kundërshtim me dinjitetin njerëzor dhe kundër frymës së Ungjillit Pentekostal, ka potencuar prifti Sedlmeier.
Për të shprehur mllefin e tij kundër diskriminimit të tillë të kohëve të fundit, pas predikimit të tij ai personalisht vendosi një shami dhe iu afrua altarit, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Kritika e tij ishte drejtuar kundër deputetes gjermane në Bundestag, Alice Weidel, që kishte diskriminuar të gjitha ato femra që mbajnë një shami në kokë.
Në predikimin e tij, prifti është distancuar nga të gjithë ata që paragjykojnë ndokend për mbajtjen e fesit, shamisë apo ferexhes. Pas përfrundimit të predikimit, prifiti u gjend si zakonisht në dalje të kishës për t`i përcjellur të pranishmit, por kësaj radhe me shami në kokë. Prifti pranoi shumë urata e përgëzime për këtë gjest të guximshëm.
Në rrjetet sociale, prifti ka hasur në shumë kritika, në mesin e të cilave: “Ky prift katolik është duke mbrojtur shaminë, e cila është simbol i shtypjes së femrës”, ka shkruar një përdoruese në Facebook.
Të tjerët janë solidarizuar duke vendosur edhe personalisht shami në kokë.