Kosova

Presidentja Osmani shënon ‘Ditën e Presidentit’ para shtatores së Ibrahim Rugovës

Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shënuar “Ditën e Presidentit”, duke publikuar një fotografi para shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, përcjell albinfo.ch.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka shkruar se kjo ditë kujton vizionin shtetformues të presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme që ai i ndërtoi.

“Sot është 24 Maji – Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë, që na kujton vizionin shtetformues të Presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme që ai i ndërtoi.

Le të jetë ky vizion yni i vazhdueshëm, pavarësisht sfidave që na dalin përgjatë kësaj rruge”, thuhet në postimin e Osmanit në Facebook.