Kosova
Presidentja Osmani: Fitoi Kosova, u hap rruga për 1.1 miliardë euro investime
"Këto marrëveshje sjellin mundësi të reja për të rinjtë, mbështetje për familjet, investime për bizneset, si dhe përmirësim të cilësisë së shëndetësisë, arsimit dhe sundimit të ligjit"
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, që sipas saj, hapin rrugë për rreth 1.1 miliardë euro investime dhe grante për vendin.
Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se këto marrëveshje sjellin mundësi të reja për të rinjtë, mbështetje për familjet, investime për bizneset, si dhe përmirësim të cilësisë së shëndetësisë, arsimit dhe sundimit të ligjit.
BE përgëzon miratimin e Planit të Rritjes nga Kuvendi: I hapet rruga Kosovës që të përfitojë 882 milionë euro
“Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për rreth 1.1 miliardë euro investime dhe grante për vendin tone”.
“Këto marrëveshje sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje për familjet, më shumë investime për bizneset, si dhe më shumë cilësi në shëndetësi, arsim, sundim të ligjit e më shumë zhvillim. Janë investime që do të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Kur veprojmë bashkë, Kosova gjithmonë fiton. Dhe sot, Kosova fitoi”, ka shkruar Osmani në Facebook.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













