Lajme
Presidenti i Salvadorit paralajmëron ndërtimin e Bitcoin City
Salvadori është shteti i vetëm në botë që Bitcoinin e konsideron valutë zyrtare, e tani planifikon të ndërtojë një qytet që do ta ketë këtë emër, ka bërë të ditur presidenti i këtij vendi, Nayib Bukele, gjatë prezantimit të “Javës së Bitocoinit” në Salvador.
“Bitcoin City” do të ndërtohet në bregun Fonseca, jo larg vullkanit. Qeveria synon ndërtimin e qytetit edhe të një centrali që do të funksionojë duke u bazuar në burimet gjeo-termale, e me energji do të furnizojë qytetin për “mining të Bitcoin”, tha presidenti Bukele.
Sipas të parit të shtetit, Bitcoin City do të jetë qytet me qendra tregtare, ndërtesa të larta dhe restorante, sikurse me aeroport dhe me stacion treni.
Qyteti do të ndërtohet në formë unaze (sikur monedha), e në sheshin e qytetit do të ekspozohet simboli i Bitcoin. Në këtë qytet nuk do të ketë prona, as taksa – thjesht gjithçka do të jetë në pronësi të shtetit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën Zvicra nuk duhet ta shohë shumëgjuhësinë vetëm përmes katër gjuhëve kombëtare. Ministrja federale Elisabeth Baume-Schneider ka... -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?











