Shkurt.ch
Politikani shkel me makinë 13 vjeçarin
Glarner ka thënë se ishte duke e ngarë makinën shumë ngadalë, me shpejtësinë e ecjes së njeriut, kur, sipas tij djaloshi praktikisht i “Ishte hedhur” mbi makinë pastaj ishte rrëzuar
Deputeti i Parlamentit të Zvicrës nga SVP, Andreas Glarner ka shkelur me makinë, në oborrin e kompanisë së tij në Oberwil-Liel injë djalë 13 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur të enjten e javës së kaluar por është bërë publike vetëm sot. Djaloshi, për të cilin mediet zvicerane e theksojnë se është “i besimit mysliman”, me atë rast ka pësuar lëndime të lehta.
Bëhet fjalë për një aksident të fare të lehtë, ka thënë nje zëdhënës i policisë së Kantonit të Aargaut, shkrkuan aargauerzeitung.ch.
Sipas njoftimit të policisë, një nxënës 13 vjeçar kishte vrapuar nga shkolla në drejtim të vend ndalesës së autobusëve. Një makinë që po afrohej e ka prekur 13 vjeçarin, i cili pastaj është dërguar në spital, transmeton albinfo.ch. Është konstatuar se ai ka pësuar gërvishtje dhe therje.
Glarner ka thënë për gazetën e përmendur se ishte duke e ngarë makinën shumë ngadalë, me shpejtësinë e ecjes së njeriut, kur, sipas tij djaloshi praktikisht i “Ishte hedhur” mbi makinë pastaj ishte rrëzuar. Një kontroll i bërë nga policia ka konstatuar se Glarner ka pasur 0 promilë alkool.
Deri më tash askush nuk ka ngritur padi kundër politikanit, përcjell albinfo.ch. Ai e ka vizituar djaloshin në spital por edne nuk ka ndonjë reagim të familjarëve të tij. Por sipas zëdhënësit të policisë, Glarner do të merret sërish në pyetje dhe mbi këtë bazë do të përpilohet një raport policor lidhur me aksidentin. Prokuroria pastaj do të vendosë për kualifikimin që do t`i bëjë veprës, gjegjësisht, nëse ajo përbën shkelje të Ligjit mbi Trafikun Rrugor ose jo.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare Filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, do të prezantohet në Zurich Film Festival (ZFF), ku... -
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












