Shqipëria
Policia kërkon Elvana Gjatën
Së bashku me Gjatën, në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo
Këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata, shpallet në kërkim policor, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonë e ish-Bllokut në kryeqytet, ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur me armë zjarri.
Së bashku me Gjatën, në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo, shkruajnë mediat shqiptare.
Ky i fund dyshohet se ka qëlluar me për vdekje Fabian Gaxhën me katër plumba si edhe më pas ka gjuajtur në drejtim të Eljon Hatos dhe Ervis Martinajt, përcjell albinfo.ch.
Në dokumentin e përpiluar nga oficeri i policisë gjyqësore dhe materialet që janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës janë administruar edhe disa dëshmi.
E para është ajo e dhënë nga administratori i lokalit Redi Popës ku thuhet se, Ervin Mata kishte mbërritur në lokalin e tij rreth orës 18:00. Më pas u takua për disa çashte të dashurën e tij Elavana Gjata dhe ku u fut përsëri në ambientet e lokalit “Monopol” ishte shumë i acaruar.
Grupi hetimor ka administruar edhe dëshminë e dhënë nga taksisti, i cili dërgoi të plagosur në spital Ervis Martinaj-n, teksa pagesa për këtë shërbim nuk ishte kryer nga lënduar apo të afërm të tij.
“Është shkuar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe i është marrë deklarimi në cilësinë e personit që tregon rrethanat shtetasit Ervis Martinaj, i cili ka deklaruar se për shkak të gjendje shëndetësore nuk mund të jepte shpjegim dhe se do ti jepte ato në një moment të dytë.
I është marrë deklarimi në cilësinë e personit që tregon rrethant e hetimit, taksistit. Rreth orës 23:00, ai ka qenë i parkuar, në afërsi të lokalit ku ka ndodhur ngjarja, dhe aty e ka kërkuar një klient duke i kërkuar të shkonin në “Spitalin e Ushtarak”.
Pasi kanë mbërritur aty, klienti ka dalë nga automjeti dhe nuk ka bërë pagesën. Gjatë rrugës nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë njëri me tjetrin, dhe në momentin që klienti është larguar, ai ka vënë re se ulësja ku ishte ulur, ishte e njollosur me gjak”.
Mesditën e së hënës Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor për Geldo Hotin Liçin, i arrestuar për të njëjtën ngjarje.
Ndërkohë e njëjta gjykatë kishte caktuar më herët “arrest në burg” me afat 30 ditor për Ervisi Martinaj dhe burg pa afat për të plagosurin tjetër, Eljon Hato.
Personat nën hetim, akuzohen për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Për konfliktin datës katër tetor janë shpallur në kërkim, tre persona; biznesmeni Ervin Mata, miku i tij Fabiol Alushi dhe komandoja, Meviol Bilo.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











