Kosova
Policia dënon 509 qytetarë për mosrespektim të ligjit anti-COVID-19
Policia e Kosovës është duke vazhduar dënimin e qytetarëve që nuk po respektojnë ligjin anti-COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 509 qytetarë.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër COVID-19.
Në njoftim thuhet se “evidentimi i rasteve të reja të infektimit me virusin COVID 19 ka qenë shqetësues për qytetarët dhe institucionet në përgjithësi dhe pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit, edhe Policia e Kosovës ka rritur kapacitetet në funksion të realizimit dhe implementim të këtyre masave në bashkërendim me autoritetet kompetente”.
Ndryshe, si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus, Qeveria e Kosovës ditën e mërkurë mori vendim për ashpërsimin e masave kundër koronavirusit. Ku pas datës 20 gusht, ndalohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve familjare. Po ashtu edhe sektori i gastronomisë lejohet të punojë vetëm deri në orën 22:30.
Të mërkurën Kosova shënoi rekord të rasteve me koronavirus, kur u konfirmuan 2 mijë e 110 raste.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













