Bota
Përpjekje e re për formimin e Qeverisë në Gjermani
Socialdemokratët gjermanë (SPD) njoftuan se janë të gatshëm të zhvillojnë bisedime me partitë e tjera për formimin një qeverie të re, duke shmangur kështu zgjedhjet e reja dhe duke i dhënë zgjidhje krizës politike që ka përfshirë vendin, raporton “Zëri i Amerikës”.
Kancelarja Angela Merkel, blloku konservator i së cilës fitoi zgjedhjet në 24 shtator, nuk ia ka dalë ende të formojë një qeveri koalicioni për të udhëhequr për një mandat të katërt ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Socialdemokratët gjermanë kanë qeverisur në koalicion me Angela Merkelin që nga 2013, por kreu i partisë Martin Schulz njoftoi se do të kalonte në opozitë pas rezultatit dërrmues në zgjedhje.
Megjithatë sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Hubertus Heil, tha pas një takimi tetë-orësh të kryesuar nga Martin Schulz, se “SPD është bindur se duhet të zhvillohen bisedime”, duke shtuar “partia është e hapur për këtë çështje”. Megjithatë zoti Heil nuk tha se me cilat parti do të negociojnë socialdemokratët.
Gjermania, vendi më i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian, u zhyt në një krizë politike të hënën, pasi kreu i Partisë së Lirë Demokratike pro-biznes (FDP) hoqi dorë nga bisedimet. Ai tha se nuk ekzistonte një “bazë besimi” për të krijuar një qeveri në aleancë me konservatorët dhe ekologjistët e gjelbër.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












