Shqipëria
Përgatitën mbi 4 milionë dollarë fals, tre të arrestuar
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, me kërkesë të Njësisë së Hetimeve Rajonale DRP-Prizren, gjatë një operacioni të bastisjes në tri qytete të Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për falsifikim të parave.
Informacionet relevante janë marrë gjatë një operacioni kontrolli dje rreth orës 12.00, në Hoçë e Qytetit në Prizren, pas së cilës janë kryer bastisje në Gjakovë dhe Gjilan.
Operacioni i bastisjes dhe kontrollit nga hetimet rajonale, NJRHKEK Prizren, Gjilan dhe Gjakovë, ka rezultuar në gjetjen dhe sekuestrimin e 7 paketave me letra të formatit A-4 të gatshme për printim për monedhat 50 dollarësh amerikanë, një makinë e cila është e destinuar të përdoret për prerjen dhe ngjyrosjen e bankënotave, një automjet Audi A/4 ngjyrë e bardhë, një qese plastike me 0.5g marihuanë, një predhë e plumbit, një telefon mobil, një laptop, një skaner/fotokopje për letër, një aparat për terje të letrës.
Po ashtu, janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe një pistoletë e llojit Ecol kontakt kalibri 9mm, dy fishekë të kalibrit 9 mm dhe dy telefona mobilë.
Lidhur me rastin e potencuar, ‘falsifikimi i parasë’ pas ekzaminimeve dhe numërimit nga Forenzika rezulton se te pakot e gjetura me letra janë 20.422 letra, vlera totale që mund të prodhoheshin nga kjo sasi është 4 milionë e 84 mijë e 400 dollarë.
Pas intervistimit, tre të dyshuarve të arrestuar me aktvendim të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














