Lajme
Studim tronditës në SHBA për koronavirusin
Me mbi 85000 raste të konfirmuara me Covid-19 , Shtetet e Bashkuara tejkalojnë Kinën dhe Italinë, duke u bërë vendi me numrin më të lartë të të prekurve në botë. Por, me gati 1300 viktima, bilanci amerikan mbetet shumë prapa atij të Kinës dhe Italisë.
Rekordi i zymtë vjen ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump parashikoi se vendi do t’i rikthehej shumë shpejt punës. I pyetur lidhur me të dhënat e fundit gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, numri një i Uashingtonit tha se rritja e shifrave i detyrohej shtimit të testimeve. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur një objektiv të shumëkritikuar, për rihapjen e vendit për Pashkë, më 12 prill.
Ekonomia amerikane po e vuan rëndë mbylljen, me gati 3.3 milionë qytetarë që janë regjistruar si të papunë vetëm në një javë. Trump po mendon të hapë disa pjesë të vendit, të cilat, siç thotë, nuk janë të prekura rëndë nga pandemia. Në një letër dërguar guvernatorëve të shteteve të enjten, ai sqaroi se ka në plan të udhëzojë disa rajone të lehtësojnë kufizimet, duke lënë në fuqi rregullat për ruajtjen e distancimit social.
Por qëndrimi i tij bie ndesh me parashikimet e ekspertëve të shëndetësisë. Sipas një raporti, Covid-19 mund të shkaktojë deri në 80 mijë viktima në Shtetet e Bashkuara. “Ne vlerësojmë se numri total i atyre që mund të humbin jetën gjatë 4 muajve në vazhdim mund të jetë rreth 81000. Madje, edhe më shumë, në varësi të rrethanave”, tha Chris Murray, nga Universiteti i Uashingtonit. Sipas studimit, 2300 pacientë mund të vdesin çdo ditë duke filluar nga prilli.
Andrew Cuomo, guvernatori i shtetit të prekur më rëndë, Nju Jorkut, tha të enjten se izolimi në shtëpi mund të mos ketë qenë qasja më e mirë ndaj virusit. Karantinimi i të moshuarve me të rinjtë, me shumë gjasë nuk është një strategji efikase.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












