Kosova
Përfundon Parku i Erës në Zatriq, Kosovës i shtohen 70 MW energji të pastër
Investimi ndërkombëtar, përfshirë pjesëmarrjen zvicerane, sjell rreth 185 GWh energji të pastër në vit dhe pritet të mbulojë nevojat energjetike të rreth 45 mijë familjeve në Kosovë.
Parku i Erës në Zatriq ka përfunduar dhe tashmë është vënë në funksion, duke i shtuar Kosovës 70 MW kapacitet të ri të prodhimit të energjisë nga era, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se projekti do të prodhojë rreth 185 GWh energji të pastër në vit.
Sipas Rizvanollit, kjo sasi e energjisë do të kontribuojë në zëvendësimin e një pjese të importeve me prodhim vendor dhe të qëndrueshëm, ndërsa kapaciteti i ri pritet të mbulojë nevojat energjetike të rreth 45 mijë familjeve në Kosovë.
Projekti është realizuar përmes investimeve ndërkombëtare, përfshirë edhe pjesëmarrjen e Zvicrës.
“Investimet si ky dëshmojnë se Kosova tashmë është një vend i sigurt dhe atraktiv për investime në energji të ripërtëritshme”, tha Rizvanolli.
Ajo falënderoi institucionet e përfshira dhe partnerët ndërkombëtarë për kontributin e tyre në realizimin e projektit, duke veçuar kompanitë Çalık Renewables dhe EuroKos për përfundimin e tij me sukses dhe në kohë rekord.
Parku i Erës në Zatriq përbën një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, duke kontribuar në diversifikimin e burimeve të prodhimit dhe në reduktimin e varësisë nga importi i energjisë.
Po ashtu edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Parku i Erës në Zatriq përfaqëson një investim prej 106 milionë eurosh dhe do të prodhojë rreth 185 gigavat-orë energji të pastër në vit, sasi që sipas tij mbulon nevojat vjetore të rreth 45 mijë familjeve, transmeton tutje albinfo.ch.
Kurti theksoi se parku, me 12 turbina nga 6.1 megavat secila, pritet të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë energjetike të Kosovës. Sipas tij, nga ky kapacitet i ri vendi pritet të kursejë mbi 27 milionë euro në vit.
Ai shprehu mirënjohje për kompaninë EV Wind Park, partnerët Çalık Renewables dhe Eurokos Holding, si dhe për të gjithë të përfshirët në zhvillimin dhe realizimin e projektit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” po vazhdon aktivitetet me fëmijët dhe të rinjtë, duke u ofruar mundësi... -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit”
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













