Lajme
Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil
Kafeja për një numër të madh personash është zgjedhja e parë e mëngjesit. Por, ekspertët këshillojnë një mënyrë alternative më të shëndetshme për të filluar ditën.
Çaji jeshil konsiderohet si zgjedhja ideale, pasi lidhet me funksionin e përmirësuar të trurit, humbjen e peshës dhe rritjen e energjisë. Njëkohësisht, ai njihet për efektet e tij pozitive në lëkurë dhe flokë.
Pirja e çajit jeshil është një mënyrë e shkëlqyeshme për detoksifikimin e trupit. Antioksidantët e lartë që gjenden aty ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë.
2. Përmirëson funksionin e trurit
Pirja e çajit jeshil rrit funksionin e trurit, për shkak të përmbajtjes së kafeinës. Edhe pse sasia e kafeinës nuk është e lartë, ajo është e mjaftueshme për t’iu dhënë energjinë e duhur. Gjithashtu konsumimi i tij lidhet me përmirësimin e humorit dhe ndikon në rritjen e produktivitetit.
3. Ndihmon në humbjen e peshës
Çaji jeshil mund të ndihmojë në humbjen e peshës, ndihmon në djegien e kalorive dhe rregullon metabolizmin. Mënyra më e mirë për të pasur rezultate efektive është të zvendësoni lëngjet e frutave dhe pijet me gaz me çaj jeshil.
4. Ul rreziqet e disa llojeve të kancerit
Çaji jeshil ka në përbërje të tij një numër të madh antioksidantësh dhe, sipas ekspertëve, konsumimi i tij ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe prostatës.
5. Ul kolesterolin
Studimet kanë sugjeruar që çaji jeshil mund të ulë kolesterolin LDL dhe trigliceridet, duke ulur në mënyrë efektive rrezikun e një sulmi në zemër ose goditjeje në tru.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













