Lajme
Përdorimi i telefonëve inteligjentë dhe ankthi e depresioni tek adoleshentët
Një studim i ri ka zbuluar se adoleshentët që përdorin në mënyrë të tepruar telefonët e tyre inteligjentë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni, ankthi dhe pagjumësia.
Studiuesit në “King’s College” në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se të rinjtë që thonë se kanë krijuar varësi nga telefonët e tyre, kanë dy herë më shumë gjasa të raportojnë simptoma ankthi dhe janë tre herë më shumë të rrezikuar nga depresioni sesa ata që mund ta kontrollojnë se sa i përdorin telefonat.
Shoqëria moderne është e lidhur ngushtë me përdorimin e telefonëve inteligjentë. Por një studim i fundit nxjerr në pah lidhjen mes përdorimit të tepruar të tyre dhe rrezikut ndaj shëndetit mendor tek adoleshentët, raporton VoA, përcjell Albinfo.ch.
Ankthi, depresioni dhe pagjumësia, të gjitha janë të lidhura me “përdorimin problematik të telefonëve inteligjentë”. Ky është përfundimi i një studimi kryer nga studiuesit në “King’s College” të Mbretërisë së Bashkuar, i bazuar tek përgjigjet e 657 adoleshentëve të moshës nga 16 deri në 18 vjeç dhe përgjigjet e 69 fëmijëve të moshës 13 deri në 16 vjeç gjatë një periudhe katër javore.
“Përdorimi problematik i telefonëve inteligjentë ka detyruar që studiuesit të përshkruajnë një model të përdorimit të tyre. Ka disa ngjashmëri me mënyrën se si njerëzit flasin për varësitë e tyre nga bixhozi, apo lojërat online. Nga studimi rezultoi se veçoritë janë: subjekti humb kontrollin mbi përdorimin, telefoni inteligjent fiton epërsi në jetën e tyre, kështu që ata po kalojnë më shumë kohë me telefonin e tyre duke hequr dorë për shembull nga gjumi apo aktiviteti fizik. Ata vazhdojnë ta bëjnë këtë pavarësisht nga vetëdija për anët negative”, thotë bashkautorja e studimit. Dr Nicola Kalk.
Studiuesit arritën në përfundimin se të rinjtë që thoshin se ishin më të varur nga telefonët e tyre kishin dy herë më shumë gjasa të raportonin simptoma ankthi dhe ishi tre herë më në rrezik që të vuajnë nga depresioni, sesa ata që nuk kishin.
Ka një ndryshim, thonë studiuesit, midis thjesht kohës së shpenzuar në një telefon dhe përdorimit problematik të një telefoni inteligjent.
Sipas autorëve të studimit, përdorimi problematik i telefonëve inteligjentë prek një pakicë adoleshentësh, por ata përjetojnë nivele më të larta të problemeve të shëndetit mendor.
“Ata që raportuan përdorimin problematik të tyre kishin dy herë më shumë gjasa të vuanin nga ankthi dhe tre herë më shumë të vuanin nga depresioni”, thotë Dr Kalk.
Sa i përket mënyrës se si të ulet koha e përdorimit të telefonave inteligjentë nga adoleshentët, Dr. Kalk rekomandon që prindërit të ulen me fëmijët e tyre për të diskutuar këtë çështje dhe për të zhvilluar një rutinë të shëndetshme në shtëpi./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













