E-Diaspora
Për lirinë e Haradinajt u protestua edhe njëherë në Colmar
Oratorët u bëjnë thirrje organeve shtetërore përkatëse të Francës që të respektojnë shtetin e së drejtës, të mos manipulohen nga propagandat e Serbisë dhe të mos njollosin imazhin, luftën e drejtë të Kosovës për liri dhe demokraci
Siç është paralajmëruar, me moton “Liri pa kushte për Ramush Haradinajn” edhe sot, më 21 janar 2017 që nga ora 14:00 po mbahet sërish protestë gjithëpopullore shqiptare ne Colmar të Francës.
Shqiptarë nga shumë shtete evropiane por kësaj radhe mjaft sish edhe të ardhur enkas nga trojet shqiptare, kanë mbushur sheshin përpara Gjykatës së Apelit në Colmar.
Protestën, në emër të këshillit organizativ, e ka hapur Nazmi Jakurti, këshilltar për diasporë i Haradinajt, për t`u lënë radhën pastaj oratorëve të tjerë si: Bajram Mulaj, Mentor Mushkolaj, këngëtari Meda, Alije Mujaj, Bardhyl Mahmuti dhe aktivistë tjerë të shoqërisë shqiptare në mërgatë.
Flamuri kombëtar dhe flamuj të të gjitha formacioneve politike të Kosovës, pastaj flamuj të Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe të disa vendeve mike të shqiptare valëviten në duart e protestuesve.
Oratorët u bëjnë thirrje organeve shtetërore përkatëse të Francës që të respektojnë shtetin e së drejtës, të mos manipulohen nga propagandat e Serbisë dhe të mos njollosin imazhin, luftën e drejtë të Kosovës për liri dhe demokraci.
Fotografia e Ramush Haradinaj mbahet gjerësisht në duart e protestuesve.
Me gjithë acarin dimëror, shqiptaret si gjithnjë nuk luhaten kur bëhet fjalë për çështje të mëdha kombëtare thonë disa protestues.
Protesta ka rrjedhur e qetë dhe ka përfunduar në mënyrë paqësore, ashtu siç ka filluar.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind


















