Lajme
Për çfarë duhet të keni kujdes kur udhëtoni?
Kthimi i turistëve pas ngecjes së shkaktuar nga pandemia Covid-19 ka nënkuptuar edhe kthimin e mashtrimeve të zakonshme turistike. Prej vitit 2021, numri i mashtrimeve të udhëtimeve nëpërmjet kanaleve elektronike është rritur me 300%, si dhe rritja e vetë sektorit të turizmit pas vitesh mbylljesh dhe pezullimi të ofertave të udhëtimit, sipas “RoboKiller”, një organizatë, puna e së cilës fokusohet në sulmet spam.
Mesazhet ofrojnë zbritje të mëdha në aranzhimet e udhëtimit drejt destinacioneve kryesore në hotelet elitare. Përdoruesit duhet të kontrollojnë me kujdes adresën e emailit, qoftë ajo e markës zyrtare ose dikush që imiton.
Por, falë detajeve të dizajnuara me zgjuarsi, duke përdorur logon e markës, identitetin vizual dhe qasjen joinvazive, është e lehtë të biesh në mashtrime të tilla.
Evropa do të merret me mashtrimin në akomodimin afatshkurtër
Këshilli Evropian mori një vendim për futjen e një sistemi të ri për regjistrimin e ofertës së akomodimit afatshkurtër në apartamente private, bujtina dhe bungalot.
“Për ofruesit e akomodimit legal, sistemi i ri do të nënkuptojë regjistrim më të shpejtë, më të lirë dhe më të lehtë të kapacitetit akomodues, regjistrimin e të ftuarve dhe netët e rezervuara të qëndrimit dhe uniformitet në procedurat për platformat onlajn që shërbejnë si ndërmjetës”, tha Zëvendëskryeministrja e Suedisë Eba Busch.
Qëllimi i rregullores së re është që çdo objekt akomodimi të marrë një numër unik regjistrimi, në mënyrë që në çdo kohë autoritetet të kenë njohuri se kush është pritësi, ku ndodhet dhe çfarë lloj strehimi ofron.
Do të ketë efekte pozitive për të ftuarit dhe turistët, pasi ata do të jenë në gjendje të jenë më të sigurt kur rezervojnë akomodimin, dhe në rast të parregullsive, mashtrimit ose dëmtimit, ta raportojnë nikoqirin.
Hapi i radhës është që marrëveshja e arritur mes ministrave evropianë të Ekonomisë dhe të Sipërmarrjes të futet në agjendë në Parlamentin Evropian.
Kujdes nga mashtrimet më të zakonshme gjatë një udhëtimi turistik
Turistët janë objektiv i shpeshtë i mashtruesve në qendrat kryesore turistike. Terreni i ri, mjedisi i panjohur, mosnjohja e gjuhës vendase janë faktorë që e bëjnë turistin një objektiv të lehtë për mashtrime.
Ndër mashtrimet më të raportuara janë oferta e një “byzylyku me fat”. Zakonisht mashtruesi lidh një byzylyk në krahun e viktimës, duke pretenduar se vjen nga tradita e tij vendase dhe vishet për fat të mirë.
Por, më pas mashtruesi bëhet agresiv dhe kërkon para në këmbim të “favorit të bërë”.
Kujdes edhe nga lypësit e rrugës. Një nga mashtrimet e shpeshta është duke shtyrë kutinë e dhurimit dhe duke shpërndarë monedhat e grumbulluara. Këtu shkojnë në ndjenjën e fajit të turistit, ndaj për të shmangur ballafaqimet e mëtejshme, tërhiqen lehtësisht para për “lypsarin”.
Një nga mashtrimet më “kreative” përfshin “dëmtimin e artit të vlefshëm”. Ajo kryhet në atë mënyrë që në pjesët e frekuentuara të qytetit dikush pengohet para viktimës dhe të gjitha pikturat e artit bien përtokë.
Nga viktima kërkohet dëmshpërblim për shkeljen e fotografive dhe shkaktimin e “dëmit të pallogaritshëm’.
Një rekomandim për turistët është të kenë kujdes nga grupet e organizuara dhe të dhunshme të mashtruesve, të kërkojnë ndihmë nga banorët vendas dhe të kontaktojnë menjëherë një person me uniformë ose të telefonojnë policinë./trtbalkan
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova














