Kosova
PDK feston 16-vjetorin e Pavarësisë në Zvicër
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga zyrtarët e lartë të partisë, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Bajrush Xhemajli, Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra, Ramiz Lladrovci, Arbnora Salihu dhe të tjerë kanë marrë pjesë në tubimin për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga dega e PDK-së në Zvicër, me kryetar Ragip Xhakën.
Organizimi u mbajt në Wydenof Arena.
“Duke mos harruar të gjithë ata veprimtarë, ato familje nga mërgata dhe duke përkujtuar heronjtë dhe dëshmorët e kombit, zotohemi që do të japim gjithçka për demokratizimin e vendit tonë. Duke shpresuar që vitin tjetër do të festojmë me Hashim Thaçin”, u shpreh kryetari i degës së PDK-së në Zvicër.
“Urime të përzemërta nga Taulanti dhe Graniti”, vazhdoi tutje Xhaka.
Gjatë këtij manifestimi, kryetari i PDK-së ,Memli Krasniqi, tha se mërgimtarët janë shtylla e kombit dhe e shtetit tonë, edhe pse të shpërndarë në mbarë globin.
“Edhe pse larg atdheut, ju keni sakrifikuar gjithçka për të mbajtur gjallë ëndrrën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Sot, unë qëndroj me krenari përkrah emigrantëve tanë të suksesshëm në çdo cep të botës – individëve që i kanë sjellë nder dhe lavdi emrit të Kosovës dhe kombit shqiptar përmes punës se paepur dhe suksesit maksimal. Të gjithë, pa përjashtim, me mburrje thonë se janë nga Kosova: nga Granit e Taulant Xhaka, Xherdan Shaqiri e deri te Dua Lipa dhe Rita Ora. Kjo është krenari dhe këtë askush nuk mund të na e marrë”, tha Krasniqi.
Në këtë përvjetor të pavarësisë, Kryetari Krasniqi përmendi edhe mungesën e madhe të burrë shtetasve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe shokëve të tyre.
Të pranishmit i përshëndetën me një fjalë edhe deputeti Elmi Reçica, Kryetar i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, si dhe Arbnora Salhiu, Kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë
















