Kosova
Pasaporta e Kosovës, ndër më të dobëtat në botë
“The Henley Passport Index”, faqe e specializuar për çështje të tilla, e radhit pasaportën e Kosovës në vendin e 104 për nga fuqia e saj.
Pas Bangladeshit e Sudanit e para Libisë e Koresë së Veriut, qëndron për nga fuqia pasaporta e Republikës së Kosovës.
Radhitja bëhet duke u bazuar në lirinë e lëvizjes dhe përballjes me viza të poseduesit të një pasaporte të tillë.
Nga vendet e rajonit, ajo e Sllovenisë dhe Kroacisë qëndrojnë më së miri. E Sllovenisë ndodhet në vendin e 10, pas asaj të Letonisë e para Islandës, kurse e Kroacisë është në vendin e 17-të në nivel botëror, pas Bullgarisë e para Hong Kongut.
Pasaporta e Serbisë ndodhet në vendin e 37-të, pas Paraguajit e para Perusë, kurse e Maqedonisë së Veriut në atë të 44, pas Tuvalusë e para Kiribatit raporton RTK, përcjell Albinfo.ch.
Sa u përket vendeve përreth Kosovës, ajo e Malit të Zi është në vendin e 45, pas Kiribatit e para Ishujve Marshall, kurse e Bosnjë e Hercegovinës në vendin e 49, pas Ishujve Palau e para Mikronezisë.
Pasaporta e Shqipërisë për nga fuqia ndodhet në vendin e 51-të, pas asaj të Gjeorgjisë e para asaj të Turqisë, në nivel botëror.
Pasaporta më e fuqishme në botë mbetet për të disatin vit me radhë ajo e Japonisë, pasuar nga Singapori, Gjermania, Koreja e Jugut e Finlanda.
Kurse më të dobëtat janë ato të Afganistanit, Irakut, Sirisë e Pakistanit.
“Indeksi i Pasaportave Henley” është indeksi origjinal dhe më autoritar i pasaportave, me të dhëna historike që përfshijnë 17 vitet e fundit.
Indeksi dhe përmbajtja e tij bazohen në të dhënat e ofruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA) dhe plotësohen, përmirësohen dhe përditësohen duke përdorur kërkime të shumta të brendshme dhe të dhëna online me burim të hapur. Indeksi përfshin 199 pasaporta të ndryshme dhe 227 destinacione të ndryshme udhëtimi. I përditësuar çdo tremujor, Indeksi i Pasaportave Henley është indeksi më i fuqishëm dhe më i besueshëm i këtij lloji.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













