Kosova
Pas shqetësimit të SHBA-së dhe BE-së për dinarin, BQK sqaron Rregulloren e re
Shtetet e Bashkuara dhe BE, para disa ditësh e kanë parë me shqetësim vendimin e BQK-së për dinarin serb, përcjell albinfo.ch.
Këto shtete reaguan sa i përket vendimit, thanë që janë të shqetësuar për vendimin e BQK-së, dhe kanë bërë thirrje që vendimi të shtyhet në një periudhë më të përshtatshme.
BQK-ja sot ka dalë me 20 sqarime se si mund ta shfrytëzojnë qytetarët Rregulloren e re.
Banka Qendrore ka shqaruar se ky vendim është marrë në baza ligjore, dhe kanë cekur se valuta e vetme në qarkullim në Republikën e Kosovës është euro. Tutje në sqarim thuhet se “valutat e tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”.
“Valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është Euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është autoriteti i vetëm monetar në Republikën e Kosovës që mund të vendosë për valutën e vlefshme për kryerjen e pagesave dhe denominimet përkatëse. Valutat e tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor. Këmbimet valutore mund të kryhen në Republikën e Kosovës vetëm përmes institucioneve të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që ofrojnë këtë shërbim, për te gjitha valutat pa përjashtim nga aspekti rregullativ”.
BQK-ja prapë thekson se valuta e vetme si mjet i ligjshëm për pagesa është vetëm euro, thuhet në saqrim.
“Valutë e vlefshme për pagesë si mjet pagese i ligjshëm është vetëm Euro. Valutat e tjera jo euro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor, pa kufizim. Megjithatë, subjekt i kësaj Rregulloreje nuk janë aspektet e transaksioneve vullnetare ndërmjet palëve dhe rreziqet që bartin transaksionet e tilla janë përgjegjësi e palëve të përfshira në to.”
Tutje BQK sqaron se personat juridikë që nuk janë të licencuar nga BQK, për ushtrimin e veprimtarisë financiare bankare ose jobankare në Republikën e Kosovës, nuk kanë të drejtë të bartin dhe të transportojnë kartëmonedhat.
“Personat juridikë që nuk janë të licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për ushtrimin e veprimtarisë financiare bankare ose jobankare në Republikën e Kosovës NUK kanë të drejtë të bartin dhe të transportojnë apo të barten apo të transportohen në emër të tyre kartëmonedha dhe monedha euro dhe valuta të tjera prej dhe në Republikën e Kosovës”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













